Zbulohet sekreti 1,300-vjeçar i fiseve Maja

Arkeologët thanë se fundmi se kanë zbuluar një sekret 1,300-vjeçar të fiseve Maja falë teknologjisë moderne që mund të ekspozojë një aspekt të ri të shoqërisë së lashtë të panjohur më parë.

Zbulimi u bë në Coba, një nga qytetet e lashta më të mëdha në botë dhe tregon se si civilizimet lidheshin me fqinjët e tyre më të vegjël e më të izoluar për të avnacuar kundër perandorisë në rritje Çiçen Itza.

Ekspertët e Universitetit të Miami, të drejtuar nga Traci Ardren, kryen studimin e një rruge guri prej 62-milesh që lidhte qytetet e lashtë të Coba e Yuxana 13 shekuj më parë me teknologjinë lazer LIDAR. Duke dislokuar rrezet nga avionë në fluturim të ulët ata matën masën e largësisë së sinjaleve për të krijuar një hartë 3D të tipareve të fshehura nga ndryshimi i relievit dhe bimësia.

Studimi i kryer nga viti 2014 deri në 2017, identifikoi 8,000 m. të mbuluara nga bimësia, dhe mbetjet e ndryshme përgjatë saj.

Rruga prej 8 metrash e gjerë nuk ishte në një linjë të drejtë siç supozohej prej viteve 1930-të, kur ishte matur me metër dhe busull.

Dr Ardren thotë në raportin e saj: “Teknologia LIDAR na lejoi të kuptojmë shumë detaje të panjohura për rrugën, dhe qytete e qyteza përgjatë saj. Kjo rrugë nuk lidhte vetëm Coba e Yaxuna por mijëra njerëz të tjerë që jetonin në rajonet ndërmjet dy qendrave”.

Grupi beson se rruga është ndërtuar nga bastioni në Coba në luftën me pushtet me fuqinë në ngritje të Çiçen Itza në shekullin e tetë.

Dr Ardren shtonmë tej: “Unë medoj se ndërtimi i rrugës është motivuar nga rritja e Çiçen Itza dhe aleatëve të tyre. Rruga u ndërtua para vitit 700, kur Coba po shtynte para për t’u zgjeruar. Ajo përpiqet të ruaj pushtetin e saj dhe me ngritjen e Çiçen Itza, ajo ka nevojë për një bastion force në qendër të gadishullit. Pra, rruga është një nga tentativat e fundit të Coba për të ruajtur pushtetin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.