screenshot-6_infoglobi

Zbulohet personi i katërt që pritet të arrestohet për dosjen ‘Habilaj’

Këtë informacion e ka publikuar edhe ish kreu i qeverisë Sali Berisha, i cili i referohet një mesazhi të një qytetari dixhital.

Bëhet fjalë për ish kreun e policisë së Shkodrës, Alban Çela, i cili rezulton edhe person i afert me ish minsitrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

“Qytetari dixhital informon: Alban Çela tezaku? i Sajmir Trafikut, ish narkodrejtori i narkopolicise se Shkodres, eshte balozi i katert me uniforme i droges, per te cilin eshte leshuar mandat arresti!”, shkruan Berisha.

Ndërkohe që dje janë bërë publik edhe tre urdhër arrestet për tre ish zyrtarë të lartë të policisë në Vlorë, ish drejtorin e kësaj policie, Jaeld Çelës, ish kreun në sektorin e luftës kundër krimit të organizuar Gergji Kohila si dhe drejtorin e postës në Dhërmi Sokol Bode, të tre persona të shpallur në kërkim pasi nuk janë gjendur në banesat e tyre.

Mesazhi i Berishes

“Miremengjes dr,ALBANI ÇELA ish Drejtor i policise ne Shkoder per te cilin ka dale urdher arresti eshte lidhje fisnore (me duket djale tezje) me Saimir Tahirin.

Ps Me Çelen e denoncuar disa here nga qytetari dixhital,Sajmir Trafiku kontrollonte totalisht trafikun e droges ne zonen e Veriut te vendit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.