Ballina / Shkencë / Zbulohet njëri nga yjet më të vjetër në kozmos dhe 39 galaktika të lashta

Zbulohet njëri nga yjet më të vjetër në kozmos dhe 39 galaktika të lashta

Një tjetër yll i lashtë është zbuluar kohët e fundit dhe gjendet në galaktikën tonë – Rruga e Qumështit. Është rreth 35,000 vjet drite larg.

Ky gjigant i kuq, sipas Science Alert, quhet SMSS J160540.18–144323.1 dhe ka nivelin e hekurit më të ulët të çdo ylli të analizuar deri më tani në galaktikën tonë.

Të kesh një nivel më të ulët hekuri do të thotë që është një nga yjet më të vjetër në të gjithë universin, me siguri që i përket brezit të dytë të yjeve të krijuar pas Big Bang-ut që ndodhi 13.8 miliardë vjet më parë.

“Ky yll tepër anemik, me gjasë i të formuar vetëm disa qindra milionë vjet pas Shpërthimit të madh, ka një nivel hekuri 1.5 milion herë më të ulët se ai i Diellit,” tha astronomi i Universitetit Kombëtar të Australisë, Thomas Nordlander.

“Është si një pikë uji në një pishinë olimpike,” shtoi ai.

Dhe kjo është mënyra se si përcaktohet mosha e yllit, theksoi ai, “pasi pothuajse nuk kishte asnjë metal në periudhën e hershme të universit”.

Ai shpjegon se yjet e parë ishin kryesisht ng hidrogjen dhe heliumI, por edhe masivë, shumë të nxehtë dhe me një “jetëgjatësi” shumë të shkurtër. Këto yje i përkasin të ashtuquajturës Popullsia III, dhe shton se shkencëtarët kurrë nuk i kanë kurrë parë ato.

“Por ne mund të dallojmë yjet e gjeneratës vijuese, ndër të cilët përket edhe ky i sapo zbuluari, të cilët mund të na tregojnë shumë për shfaqjen e yjeve të parë,” shpjegoi ai.

Astronomët, sipas Science Alert, besojnë se ylli që i dha hekurin yllit të zbuluar SMSS J160540.18-144323.1 kishte një masë relativisht e vogël për universin e hershëm, vetëm rreth 10 herë më të madhe se masa e diellit.

Por kjo ishte e mjaftueshme për të krijuar një yll neutron dhe një supernova relativisht të vogël, me krijimin e elementeve më të rëndë si hekuri, të cilët më pas u zhytën nga ylli i gjeneratës tjetër, në këtë rast SMSS J160540.18-144323.1.

Konkretisht, ky gjigant i kuq ka shumë të ngjarë të jetë ndër anëtarët e parë të yjeve të gjeneratës së dytë. Dhe tani ai po vdes, ose më saktë, është në fundin e jetës së tij, duke përdorur gjurmët e fundit të hidrogjenit para se të kalojë në fuzionin e heliumit.

Sidoqoftë, kjo nuk ishte zbulimi i vetëm në ditët e fundit. Në fakt, sipas CNN-it, shkencëtarët kanë zbuluar përveç këtij ylli më të vjetër 39 galaktika të tjera që u ngritën gjatë dy miliardë viteve të para pas universit, i cili është i vjetër 13.7 miliardë vjeç.

“Ata kanë qenë të padukshëm deri më tani,” tha astronomi Tao Wang në Universitetin e Tokios dhe Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë.

“Ajo që është interesante është se këto gjetje kundërshtojnë modelet aktuale për këtë periudhë të evolucionit kozmik dhe do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë evolucionin e universit. Përkatësisht, studimet e hershme tregojnë ekzistencën e galaktikave jashtëzakonisht aktive që formojnë shumë yje në universin e hershëm, por se popullacioni i tyre është mjaft ei kufizuar”, vë në dukje ai, raporton CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.