Ballina / TEKNOLOGJI / Zbulohet modeli i ri i iPhone
In Fabric
iphone i ri

Zbulohet modeli i ri i iPhone

Kompania Apple zbuloi modelin e ri të telefonit të njohur celular, iPhone, 10 vjet pasi ish shefi ekzekutiv i kompanisë Steve Jobs i tregoi botës për herë të parë telefonin celular iPhone.

Modeli i ri, iPhone X është i pajisur me një ekran me rezolucion më të lartë, me teknologjinë e karikimit me valë dhe indentifikim të fytyrës, ndër të tjera që pritet ende të bëhen publike.

Aktiviteti i paraqitjes së telefonave të ri u bë të martën në zyrën e Apple që ka formën e një anije hapësinore dhe ndodhet në Kaliforni.

Përveç modelit iPhone X, Apple paraqiti edhe dy modele të tjera, iPhone 8 dhe iPhone 8Plus.

Sipas parashikimeve modeli i ri, më i sofistikuar, “iPhone X”, do të kushtojë rreth 900 dollarë, por ka vlerësime për një çmim edhe më të lartë. Modeli i mëparshëm iPhone 7 Plus u shit me një çmim bazë prej 769 dollarësh.

Check Also

mercedes

Mercedesi në versionin elektrik deri më 2022

Daimler, numri një në botë për automjetet e nivelit të lartë, njoftoi sot se dëshironte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *