Ballina / Kulturë / Zbulohet kopje e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë
Zbulohet kopje e deklaratës amerikane të pavarësisë

Zbulohet kopje e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë

Një ekip shkencëtarësh amerikanë dhe britanikë njoftuan se kishin certifikuar një kopje të shkruar në pergamenë të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, një dokument i rrallë i gjetur në arkivat e rajonit të Suseksit, në jug të Anglisë.

Ky dokument, që daton që prej viteve 1780, sipas studiuesve, është kopja e dytë e shkruar në pergamenë, e njohur tashmë si tekst politik nëpërmjet të cilit 13 koloni britanike të Amerikës së Veriut u ndanë më 4 korrik 1776, së bashku me atë të ruajtur në arkivat kombëtare amerikane në Uashington.

Kjo kopje u gjet vitin e kaluar nga dy shkencëtarë të Universitetit të Harvardit në arkivat e Suseksit, që ndodhet në qytetin e Chichester.

Pergamena i përkiste Charles Lennox, duka i tretë i Richmondit, i njohur me emrin “duka radikal” për mbështetjen e tij për revolucionarët amerikanë.

“Ekipi vazhdon të punojë për të mësuar kur dhe si mbërriti në Angli”, nënvizoi këshilli i rajonit të Suseksit, ku ndodhet Chichester.

@Fluidi

Provo po ashtu

piramidat

Zbulohet varri i vajzës së Faraonit në Egjipt

Dhoma e varrit 3700 vjeçare e vajzës së Faraonit besohet të jetë gjetur pranë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.