Ballina / Shëndet & Fitnes / Zbulohet ilaçi që rikthen kujtesën
truri dhe mineralet

Zbulohet ilaçi që rikthen kujtesën

Ky mund të jetë shpëtimi i njerëzimit. Një ilaç eksperimental për mbrojtjen e qelizave të trurit ka ngjallur shpresë për trajtimin e humbjes së kujtesës, aftësisë së dobët për të marrë vendime dhe vështirësive tjera mendore që shfaqen shpesh në moshën e pleqërisë.

Nëse rezultatet e testeve klinike tregojnë se ilaçi është efektiv për ta luftuar humbjen e kujtesës, ai mund të përdoret si pilulë çdo ditë nga personat që e kanë kaluar moshën 55-vjeçare. Testet e bëra në kafshë kanë treguar se kafshët më të vjetra kishin kujtesë më të mirë gjysmë ore pas marrjes së ilaçit.

Shkencëtarët zbuluan se qelizat e zhdukura të trurit të kafshëve janë rritur sërish pas dy muajve të trajtimit me këtë ilaç.

Etinne Sibille nga Qendra për Varësi dhe Shëndet Mendor në Toronto ka thënë se trajtimi me këtë ilaç nuk do të përdoret vetëm për luftimin e dobësimit të aftësive njohëse, por edhe për humbjen e kujtesës dhe aftësive tjera mendore te personat e prekur nga depresioni, skizofrenia dhe sëmundja e Alzheimerit.

Tash për tash, në tregun e barnave nuk ka ilaç që e përmirëson kujtesën e personave të moshuar dhe që lufton çrregullimet psikike, si depresioni dhe skizofrenia.

Sidoqoftë, shkencëtarët e Torontos besojnë se ilaçi i tyre mund ta përmirësojë kujtesën e njerëzve përmes rigjenerimit të qelizave specifike të trurit, shkruan “The Guardian”.

Por që ky ilaç të fillojë të zbatohet tek njeriu, nevojiten ende shumë testime të tij.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

izraeli, studime, shkencë, zbulime, kanceri, ilaçi

Sipas izraelitëve, ilaçi për kancer del vitin tjetër

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur kurën e parë të plotë për kancer – dhe se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.