Zbulohet fshehtësia e kromozomit Y

Shumica e evropianëve rrjedhin prej gjithsej tre meshkujve të epokës së bronzit

Kromozomet Y (ypsilon) të shumicës së meshkujve evropianë vijnë nga vetëm tre persona, të cilët kanë jetuar në periudhën para 3.500 e 7.300 vitesh, tregon studimi më i ri. Vërtet është e pabesueshme se kontinenti evropian, i njohur për diversitetin kulturor, ka në fund një diversitet kaq të vogël gjenetik. Përgjigjen e mundshme shkencëtarët e gjejnë në popullin nomad nga stepat ukrainase e ruse, të njohur si kultura Jamna.

Njerëzit e parë, të cilët kanë hyrë në truallin e Evropës kanë qenë naendertalët. Ata kanë lënë pak nga trashëgimia e tyre gjenetike, por për shumicën e evropianëve modernë meritor është një version anatomik më modern njerëzish, i cili ka arritur në kontinent para rreth 40 mijë vitesh. Këta gjuetarë e mbledhës paleolitikë i quajmë kromanjonë.

Gjithçka ka ndryshuar kur në Lindjen e afërme ka filluar revolucioni me bujqësinë, e cila ka mundësuar shtim kolosal të popullsisë. Para rreth 8 mijë vitesh bujqësia dhe ‘bumi’ i popullatës ka ndodhur edhe në Evropë edhe në Azinë Juglindore. Por, nuk është krejtësisht e qartë se nga është përhapur ai revolucion i bujqësisë. Vitet e fundit me analizën e ADN-së së eshtrave të vjetër, shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se ADN-ja e evropianit modern ka prejardhje nga dy grupet, por edhe nga pala e tretë – kultura e varrit jamn. Pjesëtarët e këtij grupi janë dyndur në Evropë para rreth 4.500 vitesh, ndërsa me vete i kanë sjellë kuajt, rrotat e qerret, “kurbanët” e tyre të famshëm dhe sigurisht edhe gjuhën pra-indoevropiane, prej të cilës janë krijuar shumica e gjuhëve evropiane dhe aziatikojugore.

Të pajisur me resurse e teknologji të reja, këta nomadë kanë qenë dominues në krahasim me vendësit e vjetër evropianë. Elita e re ka mundur të monopolizojë femrat dhe të ketë fëmijë me numër të madh partneresh, gjë që ka mundur të bëjë që materiali i tyre gjenetik të dominojë në atë periudhë. Trungu gjenetik i paraardhësve i formuar duke përcjellur kromozomin Y kështu është mbështetur vetëm në tri degë, gjithnjë para 2100 e 4200 vitesh në epokën e bronzit.

Atëherë ka filluar të ndodhë një proces interesant, është konstatuar se kromozomi Y ka filluar përnjeherë të ndahet në shumë degë më të vogla, që do të thotë se është shtuar numri i meshkujve të cilët janë shumëzuar. A i janë kthyer evropianët masovikisht monogamisë? A janë bërë jamnët “passe”? është vështirë të jepet përgjigje e saktë në këto pyetje, por me zhvillimin e teknologjisë sigurisht se edhe këtë do ta dimë një ditë. -InfoGlobi