Ballina / Shkencë / Zbulohet edhe një kontinent, është i fshehur nën ujë
kontinenti nenujor

Zbulohet edhe një kontinent, është i fshehur nën ujë

Shkencëtarët kanë zbuluar një “kontinent të harruar” gjigand të quajtur Mauritia, i fshehur poshtë ishullit të Mauritius.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, besohet se kjo masë prehistorike toke u zhduk në oqean kur Madagaskari dhe India u ndanë nga njëra – tjetra.

Fatkeqësisht, kjo botë e humbur nuk ka gjasa që të ketë qenë shtëpi e civilizimit mitik të Atlantis, pasi u zhduk më shumë se 84 milionë vite më parë.

Shkencëtarët ishin në gjendje të parashikonin prezencën e kësaj mase të shkrirë, duke analizuar kristale të lashta zirkoni, që rezultuan më të vjetra se vetë Mauritius.

“Toka është e përbërë në dy pjesë, kontinentet, që janë të vjetra dhe oqeanet, që janë të ‘rinj’”, shpjegon shkencëtari Lewis Ashwal.

“Mauritius është një ishull dhe nuk ekzistojnë gurë më të vjetër se 9 milionë vite në ishull. Megjithatë, duke studiuar gurët në të, zbuluam se zirkonët janë rreth 3 miliardë vite të lashtë”, tha Ashwal më tej.

@Fluidi

Provo po ashtu

senatori caine

Disa trajtime shpresëdhënëse për kancerin në tru

Senatori republikan John McCain është ndoshta personi më i njohur me kancer në tru. Ai …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.