Ballina / Kulturë / Zbulohet dorëshkrimi i Marin Barletit
marin barleti

Zbulohet dorëshkrimi i Marin Barletit

Kërkimet shkencore disa vjeçare individuale apo të përbashkëta të studiues Lucia Nadin dhe historianit Aurel Plasari, çojnë në zbulimin e një teksti, të paditur më parë për ekzistencën e tij, të Marin Barletit.

Ai ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës i ardhur nga Venecia. Nga studimi i deritanishëm, ky dorëshkrim që vjen i ilustruar përmes këtyre dy fotografive, është më i hershimi i zbuluar nga Marin Barleti, që si dëshmues i rrethimit të parë të Shkodrës mbi pesë shekuj më parë.

“Nga ajo që kemi studiuar deri tani mund të them që bëhet fjalë për një dorëshkrimi që i përket fundit të 1494-ës, pra fundit të 1400 deri në 1501. Duket si një kopje luksi e përgatitur për botim, nuk ka shënime anash, është i pastër me një shkrim të thjeshtë lehtësisht të korrigjueshëm.

Kam lexuar gjysmën e dorëshkrimit që mbetet për tu vërtetuar nëse është e kopje e shkruar nga dikush tjetër apo nga vetë Marin Barleti. Është tejet i vështirë sepse ka për shembull faqe të njëjta vetëm për rrethimin e parë të Shkodrës. Studimi ende nuk ka përfunduar”.

Një kopje e këtij dorëshkrimi në formatin digjital do ti jepet edhe Bibliotekës Kombëtare./Tv Klan

@Fluidi

Provo po ashtu

NeneTereza_INFOGLOBI

21 vjet nga vdekja e Shën Terezës

Sot bëhen 21 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza. Shën Tereza asnjë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.