Ballina / Tech këshilla / Zbulohet aplikacioni për fëmijët e papërgjegjshëm

Zbulohet aplikacioni për fëmijët e papërgjegjshëm

Sharon Standifird nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur zgjidhjen ideale për ti mbajtur në ‘kontroll’ fëmijët e saj. Ajo zbuloi aplikacionin për telefonat android që quhet ‘No ignore more’ , dhe i cili nuk u lë mundësi fëmijëve të mos hapin celularin kur bie zilja e tij. Ata madje detyrohen të kthejnë thirrjen, në të kundërtën celulari i tyre bllokohet !!!

Aplikacioni “ignore no more” pos që bllokon telefonin i lë atij mundësinë të thërras vetëm numrat e listës së kontakteve telefonike të përzgjedhura nga prindi.

“Tregut i mungonte aplikacioni që do të ia bllokojë fëmijëve telefonin në mënyrën që ata të mund ta përdorin të njejtin brenda kufijnjëve të caktuar” ka deklaruar Sharon Standifird për mediat amerikane.

Aplikacioni “Ignore No More” instalohet një herë. Në momentin e instalimit ai bllokon telefonin e fëmijës në rast se ai nuk I përgjigjet thirrjes telefonike të prindit. Nga ai moment fëmija mund të përdorë telefnin vetëm për numrat që ia kanë zgjedhur paraprakisht prindët, e që besohet se duhet të jenë numrat si ai i ndihmës së shpejt, policisë, zjarrëfikësve, e të ngjashme.

Telefoni zhbllokohet vetëm nëse fëmija e thërret prindin, sepse kodin për zhbllokimin e tij e ka vetëm prindi. Falë këtij kodi prindi mund ti bllokojë fëmijës edhe mundësinë e dërgimit të mesazheve.
Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu. /infoglobi/v.b.

http://ignorenomoreapp.com/

Provo po ashtu

google pixel 4

Google Pixel 4 do të kontrollohet pa e prekur ekranin

Google ka konfirmuar një nga thashethemet më të mëdha rreth Pixel 4 të ardhshëm, duke …