Ballina / Shkencë / Zbulohen dy planete të reja, shkencëtarët thonë: Ndoshta edhe janë të banuara

Zbulohen dy planete të reja, shkencëtarët thonë: Ndoshta edhe janë të banuara

Dy planete, të cilat rrotullohen rreth yllit Teegarden gjenden në distancë prej 12,5 vitesh drite nga Toka

Botëra të mistershme rrotullohen rreth Teegardenit, njëri prej yjeve më të afërt tonë, dhe mund të kenë atmosferë të përshtatshme për zhvillimin e qenieve të gjalla, shkruan Tha Suan. Përkundër distancës prej 12,5 vitesh drite nga Toka, shkencëtarët thonë se Teegarden B e C janë pak më afër planetit tonë.

“Dy planetet ngjajnë me planetet e brendshme të Sistemit diellor tonit. Ato janë pak më të rënda se Toka dhe gjenden në zonën e ashtuquajtur të banueshme, ku uji mund të jetë i pranishëm në gjendje të lëngshme”, ka thënë shkectëari dr. Mathias Zechmeister nga Universiteti në Göttingen të Gjermanisë.

Shkencëtarët mendojnë se këto dy planete mund të jenë vetëm një pjesë e sistemit rreth Teegardenit, yllit me shkëlqim përgjysmë më të dobët se Dielli.

Duket se dy planetet janë shkëmbore dhe gjenden në zonën e përshtatshme për jetë. Shkencëtarët besojnë se në to ka ujë të lëngshëm. Vlerësohet se planeti i brendshëm ka temperaturë mesatare prej rreth 20 °C, ndërsa i jashmti është më i ftohtë minus 47 °C.

“Të dy planetet janë potencialisht të banueshme. Në fund do të shohim edhe se a jën vërtet të banueshme, apo madje edhe të banuar tashmë”, ka thënë anëtari i ekipit dr. Ignasi Ribas nga Instituti për studime të kozmosit nga Katalonia.

Provo po ashtu

Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Sikur Toka të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda, për kaq kohë në planet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.