Ballina / Kulturë / Zbulime të reja për qytetërimin e humbur Maya
maya

Zbulime të reja për qytetërimin e humbur Maya

Mijëra vite popullësia Maya ka pasur shtrirje në gjithë Amerikën Qendrore.

Tani shkencëtarët kanë zbuluar disa shenja, të dhëna mbi qytetërimin, që dëshmojnë se paskan ekzistuar metropole më të mëdha dhe më komplekse se që është menduar më parë.

Thellë në xhungël, në veriun e Guatemalës, përmes një mjeti të teknologjisë së avancuar, që funksionon si një lloj radari, rreze laser, shkancëtarët arritën të zbulojnë struktuara të papara.

Në mesin e atyre zbulimeve gjenden shtëpi, ndërtesa, piramida të larta mbi 30 m, që më herët mendohej se ishin kodra, njofton National Geographic.

“Kemi zbuluar shumë gjëra, atje ekzistojnë objekte të larta, me struktura të llojllojshme, ndërtesa me kanale, terrasa, etj.”, deklaroi për CNN-in shkencëtari Marcello Canuto, pjesëtar i ekipit.

Besohet se në një spërfaqe prej 2000 km katrorë kanë jetuar mbi 10 milionë banorë maya, një shifër tejet më e lartë nga sa mendohej deri më tani, kjo nga shkaku që nuk besohej se në një mjedis tropikal nuk kishin qenë kushte të favorshme për një qytetërim aq të zhvilluar siç kishte qenë qytetërimi Maya.

“Tani kjo ide duket është rrëzuar turpshëm përtokë, falë zbulimeve të reja të arritura nga arkeologjia me ndihmën e teknologjisë modern, që u zbuluan elemente nga punimet bujqësore, sistemi I ujitjes, ndërtesat prej guri, si dhe rjeti i rrugëve, etj”, deklaroi shkencëtari Marcello Canuto.

Tutje ai theksoi se “deri më tani, kjo pjesë e xhunglës ishte e pazbuluar, por tani ka mjaftuar që të fluturojmë me një aeroplan përmbi rajonin dhe me ndihmën e laserit u bë e mundur skanimi i gjithë atij vendi, që arriti të bëjë revolucion në shkencën e arkeologjisë.

Provo po ashtu

john keats

Çfarë i shkruajti John Keats të dashurës së tij Fanny Brawn

Kjo është një nga letrat e dashurisë që shokoi shoqërinë viktoriane në shekullin e tetëmbëdhjetë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.