Zbulime për egjiptianët e lashtë: Hekuri nga meteorët

Në qytetin verior egjiptian të Gerzehut në vitin 1911, arkeologët gjetën një varr që përmbante nëntë rruaza, të cilat duket të jenë prej hekuri. Problemi i vetëm është se ato i përkasin 2.000 viteve para se sa Egjipti të kishte aftësinë të shkrinte hekurin.

Që atëherë, historianët kanë dyshime se ku egjiptianët e lashtë gjetën hekurin, ose mësuan ta krijojnë, kaq herët në histori. Në hieroglifet egjiptiane, “hekuri” fjalë për fjalë përkthehet: “metali nga qielli”, gjë që krijon një ide mjaft të mirë mbi origjinën e tij.

Për shkak se metali ishte i rrallë, ai ishte i lidhur kryesisht me pasuri dhe pushtet. Ai është përdorur  kryesisht për bizhuteri dhe zbukurime për mbretër, dhe jo për armë, siç do të përdorej më vonë. Në vitin 1980, analizat kimike treguan nivelet e nikelit, një metal i lidhur fort me meteorët, por nivelet ishin shumë të ulëta për të konfirmuar teorinë.

Kohët e fundit, megjithatë, testet kanë treguar në mënyrë përfundimtare se hekuri me të vërtetë ka ardhur nga meteorët e rënë, gjë që shpjegon se pse metali u shfaq mijëra vjet para se egjiptianët të mësonin ta përpunonin. Dhe kjo gjë do të shpjegonte edhe misterin e kamës së Mbretit Tut.

Së bashku me një thikë të artë, një kamë misterioze e bërë me sa duket prej hekurit, është gjetur pranë Mbretit Tut. Duke qenë se Mbreti Tut vdiq shumë kohë para se të përpunohej hekuri, u hodh teoria se kama e tij ishte krijuar prej meteorëve të rrëzuar në Tokë. Pas testimeve, u vërtetua më në fund edhe kjo teori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.