Ballina / Shkencë / Zbulim revolucionar: Gjendet fosili i balenës së lashtë me 4 këmbë (VIDEO)

Zbulim revolucionar: Gjendet fosili i balenës së lashtë me 4 këmbë (VIDEO)

Paleontologët besojnë se këta gjitarë deti, të gjatë rreth katër metra, kanë qenë të përshtatur për jetë në ujë e në tokë.

Me katër ekstremitete dhe aftësinë që ta bartë trupin e tij dhe bishtin e fuqishëm, balenën gjysmë-ujore po e krahasojnë me vidrën dhe kastorin.

Hulumtuesit besojnë se ky zbulim mund ta ndriçojë evolucionin e balenave dhe si janë përhapur ato,

“Ky është ekzemplari më i plotë e balenës katërkëmbëshe i gjetur”, ka thënë Olivie Lambert, shkencëtar nga Instituti mbretëror belg për shkenca natyrore.

Balena e lashtë është gjetur në sedimentet e detit në afërsi të bregut të Pacifikut, në vendin Plaja Media Luna, transmeton Klix.ba.

Mendohet se balenat e para për herë të parë kanë evoluuar në Azi para rreth 50 milionë vitesh. Meqë trupat e tyre i janë përshtatur më mirë jetës në ujë, ato kanë migruar më tej në Afrikën zeriore dhe Amerikën Veriore, ku po ashtu janë gjetur fosile.

Provo po ashtu

“Potencialisht i rrezikshëm”: Një asteroid sa piramida e Keopsit po vjen drejt nesh (VIDEO)

Duket se ky gusht do të jetë muaj i mbushur me fluturime asteroidësh pranë Tokës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.