fbpx
tibetani

Zbulim: Njerëz ndryshe e me origjinë tjetër !!!

Falë gjenit EPAS1 tibetanët nuk kanë problem të jetojnë pa pengesa në lartësi të mëdha mbidetare , kanë konstatuar hulumtimet e reja shkencore nga fusha e gjenetikës.

Sipas tyre tibetaën kanë kaluar nëpër periudhat e evolucionit të cilat u kanë mundësuar atyre të përshtaten në kushte specifike klimatike, të cilat janë të papërballueshme për racën njerëzore.

Më 2010, Rasmus Nielsen nga Universiteti i Kalifornisë ‘Berkeley’ kishte gjetur se tibetnët kanë një mutacion në gjenin EPAS1, mutacion ky që u ndihmon të përballojnë nivelin e ulët të oksigjenit, madje 40 për qind më të ulët se që rëndomë e përballojnë njerëzit në rrethanat normale.

Veq kësaj ata mund të përballojnë pa ndonjë telashe jetën në lartësitë mbidetare prej 4 mijë metrash, lartësi kjo në të cilat njerëzit e rëndomtë kanë telashe shëndetësore.

Deri në ditët e sotme studimi i ‘Berkeleyt’ është prova më e dokumentuar e ‘selekcionimit natyror tek qenjet njerëzore’.

EPAS1 mutacioni është konstatuar tek 87 për qind e tibetanëve, ndërkohë që ky mutacion është vërejtur edhe tek 9 për qind e kinezëve të fisit Han . Të dy këto grupe njerëzore janë ndarë qysh para 3 mijë vjetësh, kishte konstatuar Chinese, even though the tëo groups have been separated for less than 3,000 years.

Mirëpo studimi i fundit ka nxjerrë edhe dallime tjera që kanë shokuar shkencën sepse deri më tash ishin të rralla diferencat mbi bazat e seleksionimit natyror tek raca njerëzore.

Studimi i realizuar në 40 tibetan dhe 40 përfaqësues të kinezëvë Han ka shpaluar se tek gjeni EPAS1 i tyre dallon shumë. Tek EPAS1 i tibetanëve janë gjetur struktura tjera që nuk janë të njohura për pasardhësit e homo sapienëve (njerëzit).

“Struktura e këtij gjeni tek tibetanët i ngjet më shumë strukturës së pasardhësve të racës Denisova nga Siberia e jugut, konstatuan shkencëtarët

Kjo racë nuk vjen nga majmunët e as nga neandertalët e bashkëkohësisë. Ata janë pasardhës të një race tjetër që daton prej para 2 milionë vjetësh.

Zbulimi është shokant ngase ende nuk ka thuaja se kurrëfarë provash se si janë dukur Denisovanët. Të vetmet fosile që janë gjetur deri tash nga Denisovanët janë disa eshtëra të trupit, ca eshtëra të gishtërinjëve të këmbës dhe mbetje të dy dhëmbëve.

Mbështetur në studimin e AND-së së këtyre fosileve shkencëtarët kanë konstatuar se krahas homosapienësve e nenadertalëve në të kaluarën ka ekzistuar një grup i tretë i njerëzve me dallime gjenetike nga trashëgimtarët e homosapienësve.

Gjenet e Denisovanëve sipas gjetjeve të AND-së, përbëjnë vetëm 5 deri në 7 për qind të gjeneve që kanë bie fjala banorët e Melanezisë.

Deri tash nuk ka pasur dëshmi se njerëz me ngjashmëri gjenetike të Denisovanëve jetojnë edhe në mjedise tjera jashtë Melanezisë, si është rasti me Tibetin.

Sa i përket neandertalëve, ata është e vërtetë se janë zhdukur, por gjurmët e tyre jetojnë në gjenet tona. Shkencëtarër Svante Paabo dhe David Reich kanë demonstruar se secili njeri që jeton jashtë Afrikës ka në gjenet e veta  1-4 për qind të gjeneve të trashëguara nga paraardhësit tonë neandertalët.

Por, tani doli banorët e Melanezisë dhe Tibetit kanë 5-7 për qind të gjeneve të trashëguara nga Denisovanët. Vazhdimësia e ‘racës’ njerëzore nga grupet e lashta të banorëve të tokës dokumentohet përmes ADN-së së secilit prej nesh.

Homosapientët si parardhësit e parë të njerut sipas të gjitha gjasave kanë pasur marrëdhënje seksuale si me neandertalët ashtu edhe me Denisovanët. Dhe, po!!! Kjo sot quhet raca njerëzore…./infoglobi/v.b.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.