Ballina / LIFESTYLE / Fun / Zbritja në Hënë, ja 5 akuzat për mashtrim
zbritja në hënë

Zbritja në Hënë, ja 5 akuzat për mashtrim

“NUK MUND TE SHOHESH YJET”

Hëna nuk ka atmosferë, atëherë a nuk duhet që yjet të jenë të dukshëm? Ashtu si kostumet hapësinore, shkëmbinjtë në Hënë reflektojnë dritën e Diellit. Eshtë shumë dritë në sipërfaqe, për të parë dritën e zbehtë të yjeve në distancë.

“SHKEMBINJTE JANE TE SHENJUAR”

Ky shkëmb duket se ka gërmën “C” mbi vete, por është e pranishme vetëm në pamjet shumë të zmadhuara, jo në pamjet origjinale të NASA-s, që do të thotë se ka më shumë gjasa të jetë një e gërvishtur në foto”.

“HIJET KANE GJATESI TE NDRYSHME”

Disa mendojnë se hijet e ndryshme zbulojnë burime të ndryshme drite, por këto mund të shpjegohen prej terrenit shkëmbor dhe kodrinor. Sipërfaqja e Hënës lëshon hije me gjatësi të ndryshme.

“FLAMURI VALEVITET”

Nuk duhet të ketë fare erë, por flamuri valëvitet teksa ngulet. Eshtë thjeshtë lëvizja që shkaktojnë astronautët teksa përpiqen ta ngulin në tokë. Më pas ai rri i palëvizur.

“ESHTE FILMUAR ME XHIRIME TE NGADALTE”

A mos astronautët janë mbajtur me litarë dhe është filmuar me xhirime të ngadaltë? Shihni pak pluhurin – ai bie direkt poshtë përtokë. Në Tokë do të kish formuar re, për shkak të ajrit në atmosferë. / Bota.al

Check Also

DNA

Ellis: DNA e njeriut u krijua nga alienët

DNA vazhdon të intrigojë shkencën dhe pseudoshkencën. Zhvillimi i aftësisë për t’i shprehur mendimet përmes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *