Ballina / BOTA / Zbrapset Shkreli, premton se do të ulë çmimin
martin shkreli

Zbrapset Shkreli, premton se do të ulë çmimin

Shkreli, që drejton “Turing Pharmaceuticals”, deklaroi për mediat amerikane se çmimi do të ulet, por nuk qartësoi se sa do të kushtonte një pilulë në të ardhmen.

Shqiptaro-amerikani Martin Shkreli, që me vendimin e tij për të rritur me 5000% çmimin e “Daraprimit” u shndërrua në njeriun më të urryer, është tërhequr nga vendimi i tij dhe ka njoftuar se do të ulet çmimi i pilulave që ndihmon personat e prekur nga AIDS-i.

Shkreli, që drejton “Turing Pharmaceuticals”, deklaroi për mediat amerikane se çmimi do të ulet, por nuk qartësoi se sa do të kushtonte një pilulë në të ardhmen.

“Ne kemi rënë dakord që të ulim çmimin e ‘Daraprimit’ deri në një pikë që është më e përballueshme, por që e lejon edhe kompaninë të gjenerojë fitim, një fitim shumë të vogël”, u shpreh Shkreli për “Abc News”.

Shkreli bleu të drejtat për prodhimin dhe shitjen e “Daraprimit”, një kurë e posaçme për personat e prekur nga AIDS-i, që ndihmon imunitetin e organizmit të tyre të luftojë infeksionet vrasëse.

Blerja e këtyre të drejtave u bë në muajin gusht për një shumë prej 55 milionë dollarësh. Para se ta blinte Shkreli, “Daraprimi” shitej në treg për 13.5 dollarë një pilulë, por u rrit brenda natës në 750 dollarë.

Shkreli këto ditë ka qenë në epiqendër të mediave. Madje edhe kandidatja për Presidente të ShBA-ve, Hillary Clinton kishte deklaruar se do të angazhohet për uljen e çmimit të ilaçeve Daraprim.

Provo po ashtu

haradinaj

E fton Haga si të dyshuar, Ramush Haradinaj jep dorëheqje

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në fund të mbledhjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.