Ballina / KOSOVA / Zbogar: Gjykata jashtë Kosovës – shkak mbrojtja e dëshmitarëve

Zbogar: Gjykata jashtë Kosovës – shkak mbrojtja e dëshmitarëve

I pari i Bashkimit Europian për Kosovën, Samuel Zbogar beson se më nuk ekziston asnjë arësye për shtyerjen e mëtutjeshme përkitazi me themelimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës.

“Amandamentet kushtetuese janë në Kuvend, e gati është edhe Projektligji”, ka deklaruar për mediat beogradase Zbogar.

Sipas njëshit të BE-së në Kosovë “nuk dihet numri i rasteve që do të trajtohen nga Gjykata Speciale”.

“Jemi në dijeni se Gjykata do ti trajtojë rastet që përmenden në Raportin e Këshillit të Evropës. Për shkak të mbrojtjes së dëshmitarëve, selia e Gjykatës do të jetë jashtë Kosovës”, ka shpjeguar Zbogar.

Shefi i BE-së në Kosovë thotë se janë tri arësye pse duhet të votohet Gjykata Speciale.

“Së pari, vetëm Gjykata mund të verifikojë të vërtetën përkitazi me akuzat e ngritura në Raportin e Këshillit të Evropës për trafikimin e organeve. Kosova do të sjell vendime që kanë të bëjnë vetëm me te, e do të respektohen edhe obligimet ndërkombëtare:, ka theksuar Zbogar, në intervistën e shkurtë dhënë të përditshmes beogradase Novosti.

Në vërejtjen e gazetës serbe se ka thënë se çdo vonesë është në dëm të Kosovës dhe se Evropa ka mënyra për ta ndëshkuar Prishtinën, Zbogar ka thënë se s’bëhet fjalë për ndëshkim, porse “nga qendrat kryesore çdo ditë na pyesin pse po vonohet Gjykata Speciale”.

“Ne ua shpjegojmë se sa është ky proces i rëndë. Por, bëhet fjalë për obligim ndërkombëtar”, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë.

“Të gjitha krimet duhet ë hetohen dhe kryerësit të ndiqen. Jo vetëm krimet që përmenden në raportin e Këshillit të Evropës, por edhe ato të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë. Krimet e luftës kurrë nuk vjetrohen”, ka thënë mes tjerash Zbogar./infoglobi

Provo po ashtu

Kontaminohet uji i pijes në Rahovec

Gjendje alarmante për shkak të kontaminimit të ujit të pijes ka shpallur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në …