Ballina / KOSOVA / Zbatimi i marrëveshjes për Mutivodë dhe Muçibabë më 28 shkurt
edita tahiri

Zbatimi i marrëveshjes për Mutivodë dhe Muçibabë më 28 shkurt

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel është mbajtur takimi i radhës në mes të Kosovës, Serbisë dhe të BE-së.

Zëvendëskryeministrja njëherësh udhëheqësja e dialogut teknik Edita Tahiri në këtë takim ka vlerësuar se në përgjithësi zbatimi i marrëveshjes së IBM-it, është duke shkuar mirë dhe të dy palët kanë një bashkëpunim korrekt, mirëpo ajo me këtë rast ka ngritur shqetësimet për një varg pengesash të natyrës politike dhe teknike. Ajo tha se zhbërja strukturave ilegale serbe dhe  çështja e vonesave në implementimin e plotë të IBM-së nga pala serbe, me theks në kompletimin e infrastrukturës në Pikëkalimin e Përbashkët Kufitar në Jarinjë dhe tek Dheu i Bardhë mundësojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes së IBM-it. Dhe në anën tjetër ka konfirmuar se pala e Kosovës i ka kryer të gjitha obligimet sa i përket zbatimit të kësaj Marrëveshjeje sipas dinamikave të dakorduara.

Në këtë kuadër zëvendëskryeministrja Tahiri ka ngritur edhe çështjen e transportit rrugorë të zyrtarëve policorë dhe doganorë të Kosovës, duke kërkuar nga BE-ja që të bëjë trysni që kjo pikë e marrëveshjes të zbatohet menjëherë siç është paraparë me marrëveshjen për IBM, Doganat dhe Lirinë e lëvizjes.

Në këtë takim në mes tjerash është konfirmuar data 28 shkurt 2013 do të fillojë zbatimi i marrëveshjes edhe në dy pikëkalimet kufitare të fundit në Mutivodë dhe në Muçibabë.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua për fillimin e ndërtimit të pikëkalimeve të përhershme të IBM-së, më ç`rast BE-ja njoftoi se e ka ndarë buxhetin për ndërtimin e të gjitha pikëkalimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe ka lidhur kontratë me kontraktorin që do të kryej punimet rreth ndërtimit.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në këtë takim ishte shoqëruar nga z. Dren Zeka, Këshilltar i lartë politik i Zëvendëskryeministres, z. Fisnik Rexhepi, Këshilltar politik dhe Koordinator kombëtarë për zbatimin e IBM-it, Qemajl Marmullakaj nga Zyra Kryeministrit, Naim Huruglica,  Drejtor i Doganës së Kosovës dhe Kolonel Shaban Guda, Ndihmës Drejtor për Polici Kufitare./InfoGLOBI/

Provo po ashtu

Për një deakadë u vodhën 4 miliardë të dhëna

Dekada e kaluar ka parë një ‘shpërthim’ në numrin e njerëzve që u besojnë kompanive …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.