Ballina / LIFESTYLE / Zakonet e njerëzve të suksesshëm
suksesi

Zakonet e njerëzve të suksesshëm

Keni dëgjuar shumë këshilla mbi përcaktimin dhe arritjen e qëllimeve. Ideja është të “maksimizoni potencialin tuaj”.

Ka shumë mënyra për të arritur dhe për të ruajtur suksesin që shumica e njerëzve kurrë nuk i marrin parasysh, prandaj, Portali Unik sot sjellë 5 zakone habitëse të njerëzve të suksesshëm.

Hani mëngjes

Një artikull nga “Frontiers” në Human Neuroscience ka përmbledhë shumë studime që kanë zbuluar se të ngrënit në kohë të njëjtë çdo mëngjes rritë kapacitetet e të mësuarit. Që nga fëmijëria. Megjithëse studimi ka përcjellë vetëm fëmijët dhe adoleshentët. Aftësitë dhe përvojat e të mësuarit pastaj transferohen lehtësisht në moshën e rritur. Të ngrënit në kohë të njëjtë çdo mëngjes, Ngritja e hershme për një mëngjes të mirë gjithashtu ju fillon më parë dhe siguron energji për pjesën tjetër të ditës.

Trajtojeni çdo person në jetën tuaj si mësues

Ju keni dëgjuar shprehjen, “askush nuk i pëlqen të dijë-të gjitha”. Nëse ju i afroheni jetës si një student i gatshëm për të mësuar, ju gjithmonë do të jeni në gjendje të fitoni aftësi dhe njohuri të dobishme. Gjeni dikë që e di se çfarë duhet të dini dhe pyesni atë për shembuj dhe njohuri.

Krijo marrëdhënie të qëndrueshme të biznesit

Rrjetëzimi është çelësi i suksesit në shekullin 21. Sot është me e lehtë së kurrë vendosja e kontakteve të reja. Duke e ditur që teknologjia ka lehtësuar shumë çka. Sa më i madh të jetë rrjeti juaj, aq më i suksesshëm mund të jesh në gjetjen e përgjigjeve. Duke krijuar partnerit biznesi apo edhe duke ndryshuar vendet e punës dhe duke lëvizur në botë.

Të jesh udhëheqës, jo bosi

Ju ndoshta keni pasur një punë në të kaluarën tuaj, ku shefi thjesht ka kërkuar kryerje e qindrave detyrave dhe më nuk është interesuar aspak për peripecitë. Në librin e tij, “21 Ligjet e Pakundërshtueshme të Lidershipit”, John C. Maxwell thotë se një udhëheqës me të vërtetë i suksesshëm interesohet për detyrat që jep dhe përpiqet të kontribuoj në kryerjen e tyre së bashku me ekipin e tij.

Mendoni në mënyrë kritike

Jo çdo zgjidhje për çdo problem është e thjeshtë. Për të qenë i suksesshëm, duhet të jeni në gjendje të vlerësoni çdo situatë. Dhe të përcaktoni rrjedhën më të mirë të veprimit, pavarësisht sa komplekse është.

Ju madje mund të jeni para situatave kur duhet të braktisni diçka. Megjithatë ju duhet të jeni i vendosur.

Në librin e tij të shkëlqyer, “Fuqia e zakonit: Pse bëjmë atë që bëjmë në jetë dhe në biznes”, Charles Duhigg bën të qartë se ne duhet të identifikojmë zakonet e mira dhe të vrapojmë pas tyre. Anasjelltas, duhet të përpiqemi të eliminojmë zakonet tona të këqija. Ju gjithmonë duhet të mbani mend se kultivimi i zakoneve të mira dhe eliminimi i të këqijave nuk është një propozim i “rrokullisjes së dritës”. Që të dy marrin kohë. Nëse jeni të duruar, megjithatë, do të keni sukses.

Provo po ashtu

Pse ndjehemi të lodhur ?

Nëse zgjoheni të rraskapitur pa kurrfarë shkaku, me siguri hani ushqim të këtillë. Lodhja dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.