fbpx
shtepia, çatia

Zagreb: Kush po ujit lulet në çatinë e shtëpisë së braktisur?

Një kopsht i improvizuar në çatinë e një shtëpie të vjetër në kryeqytetin kroat, Zagrebin është bërë hit në rrjetet sociale.

Por siç shkruajnë mediat kroate, ajo çfarë është më interesante është fakti se nuk dihet se i kujt është ky kopsht, dhe më e rëndësishmja se si dhe nga kush po ujitet.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një shtëpi tanimë të braktisur, pranë së cilës, në njërën anë gjendet një stacion i zjarrfikësve dhe një dyqan i një firme me pakicë.

“Nuk kam parë asnjë njeri, por kam dëgjuar se aty jeton një çift të cilët presin që të vdesin para se shpia të rrëzohet”, ka thënë një qytetar i vjetër i kësaj pjese.

As kamerierët e një kafeneje aty afër nuk dinë të shpjegojnë një gjë të tillë.

Gjithsesi, në fund thuhet se kushdo që është duke u kujdesur këtë kopsht, ka krijuar një oazë interesante në mesin e ndërtesave moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.