Ballina / KRYESORE / Zaev: Po bisedohet që Kosova t’ia japë Serbisë 10 komuna …
zaev

Zaev: Po bisedohet që Kosova t’ia japë Serbisë 10 komuna …

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është viktima e radhës e dy humoristëve rus, me të cilët bisedoi në telefon i bindur se po fletë me ish presidentin e Ukrainës Poroshenko dhe njëshin e NATO-së , Jans Stoltenberg.

Zaev ka pranuar se bisedat janë reale por ka shpjeguar se në verzionet e publikuara pati ndërhyrje, pra siç shpjegoi ai para mediave “pjesët e bisedave janë të prera dhe të montuara”.

“Unë u bëra një nga ata që u mashtruan nga një strukturë e mirë. Manipulimet vijnë nga mediat dhe propaganda anti-nato. Nuk jam i vetmi i këtij mashtrimi. Viktima kanë qenë dhe Jens Stoltenberg, Rexhep Taip Erdogan dhe shumë të tjerë. Lista tregon se jam në një listë të mirë të shoqërisë. Në bisedë asnjëherë nuk është kontestuar qëndrimi im dhe biseda e tregon besimin tim se Marrëveshja e Prespës do të ketë sukses. Ky është një alarm i ri për ne dhe gjithë botën demokratike, e cila përfshinë luftë kundër lajmeve të rreme dhe manipulimeve. Unë me të vërtetë besoja se po bisedoj me Presidentin e Ukrainës”, theksoi Zaev për bisedën me humoristët rus Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov.

 Kryeminsitri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev , dëgjohet duke thënë se me planet e Thaçit e Vuçiqit për shkëmbim territoresh, Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna, e ajo t’i marrë disa tjera nga Serbia. Zaev kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve dhe thotë se kjo ide është qëllim i fshehur i planeve globale.

I pyetur se nga i kishte siguruar informacionet për mundësinë e ndërrimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Zaev tha se mbi informacionet që kanë qenë publike, roli i tij ka qenë që si shtet mik të ndihmojë palët për të gjetur një zgjidhje.

“Askush me mua nuk ka ndarë informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli jonë si miq ka qenë t’i motivojmë për zgjidhje. Evropa ka definuar problemin me emrin për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë Hercegovinës. E para u zgjidh, ndërsa të dytën ndihmojmë të zgjidhet. Askush nuk na ka dhënë detaje”, tha në konferencën për media Zaev.

Në telefonatën e cila u shpërnda  dhe u publikua masivisht në mediat e rajonit, Zaev duke iu referuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dëgjohet duke i thënë bashëbiseduesit “dua të ndajë një shqetësim për ate çka po ndodhë në rajonin tonë”.

Pjesë nga bisedat telefonike

“Presidenti i Serbisë dhe presidenti i Kosovës kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj. Kancelarja Merkel është poashtu shumë kundër kësaj. I gjithë rajoni është kundër, sepse kemi frikë se ka disa qëllime të Rusisë për ta përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare” thotë në telefonatë  Zaevi.

“Unë dje kam folur me kancelaren Merkel. Kemi pasur gjysmë ore telefonatë lidhje me këtë çështje, sepse unë po e shoh që dikush dëshiron ta përdorë këte si një praktikë të re ndërkombëtare për t’i ndryshuar kufijtë,  e që janë vende që kanë plane në këtë drejtim, si Turqia  lidhur me Qipron apo Rusia lidhur me Abkhazinë dhe Krimenë”, shprehet mes tjerash Zaev.

“Jam shumë i frikësuar se hapat e tillë mund të bëjnë shumë dëm si për rajonin tuaj ashtu edhe për rajonin tonë”, i thotë bashkëbiseduesit Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Zaev,  shpjegon se ka njohtuar  zyrtarët amerikanë dhe zonjën Mogerini për këte çështje dhe se ka kërkuar nga ta që  të ndalojnë këte plan të dëmshëm për Ballkanin.

“E di që ky është qëllimi i fshehur i këtij plani global” thotë ai .

Serbia është e lidhur shumë me Rusinë. Eshtë OK, ata e kanë atë qëndrim. Por, për momentin problemi është me Kosovën, mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që ata kanë gjetur është që 10 komuna të veriut të Kosovës t’i jipen Serbisë, e disa komuna të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare, andej e këndej tyre, ka serbë e ka edhe kosovarë. Dhe kjo vetëm do të prodhonte luftëra ballkanike e Ballkani do të ishte prap një bombë e kurdisur”, nënvizon mes tjerash Zaev.

Reagimet në Kosovë pët “bombën e kurdisur”

Videon / audio incizimi i kryeministrit Zaev, publikuar masivisht në mediat e rajonit, ka ngritur reagime të shumta në Kosovë.

Për deklarimet e Zaev, se është arritur marrëveshja mes presidentëve, nga zyra e presidentit Hashim Thaci nuk është prononcuar askush.

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përsëritur se sovraniteti e integriteti i Kosovës do të mbrohen me çdo çmim.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj.

Për video-incizimin e kryeministrit Zaev, i shpejt ka qenë edhe reagimi i Vetëvendosjes.

Ky subjekt politik ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi se ai “ka bërë plane të fshehta për ndarje të Kosovës dhe kështu po shtynë agjenda ruse”.

“Zaev shpreh shqetësimin e drejtpërdrejt se presidenti i Kosovës përmes planit për copëtimin e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve po vepron sipas skenarit të Moskës. Paramendojeni kryeministri i Maqedonisë është i shqetësuar për hallin e Kosovës. .. Ato që po dëgjojmë nga kryeministri Zaev duhet të na shqetësojnë të gjithëve” ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

Bisedat telefonike të Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me humoristët rus Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019. Të njejtat janë publikuar në kanalin e komedianëve në YouTube. Videoja e publikuar mund të shikohet këtu (verzioni i gjatë në anglisht dhe ai i shkurtër në shqip)  :

Zaev ka besuar se po bisedon me ish Presidentin e Ukrainës Poroshenko e më pas edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg,

Pas publikimit të bisedës, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i është kërkuar dorëheqja. Por, ai thotë se nuk ka bërë asgjë keq sepse gjatë bisedës nuk ka shpaluar kurrëfarë sekretesh shtetërore e as gjëra që do ta dëmtonin Maqedoninë e Veriut. / infoglobi/e.b.

 

.

 

Provo po ashtu

state department USA

Hoti dhe Kusari – Lila në Washington flasin për demokracinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe e para e Alternativës Mimoza Kusari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.