Ballina / KOSOVA / Zaev: Duhet hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova
Ramushi_Zaev_takimi

Zaev: Duhet hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, ka deklaruar se qytetarët duhet ta dinë “të vërtetën e plotë” lidhur me incidentin e armatosur në Kumanovë, i cili kishte ndodhur në maj të vitit 2015. Deklaratën e tillë kryeministri Zaev e ka bërë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kemi qëndrim të përbashkët se duhet të ketë një hetim ndërkombëtar ose të dërgohen përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do t’i ballafaqojnë të gjitha elementet dhe do të japin përgjigje në pyetjet, të cilat i meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Ne, absolutisht e shohim këtë çështje si diçka që nuk guxon të jetë pengesë për përparimin e bashkëpunimit. Jemi të bindur që në interes të opinionit dhe për atë që paraqet nevojë të qytetarëve tanë, do të punojmë, në mënyrë që qytetarët ta dinë të vërtetën e plotë për këtë rast, për të cilin dihet se ka përfunduar tragjikisht në Maqedoni, ku janë vrarë policë”, ka thënë Zaev.

Rikujtojmë që në incidentin e armatosur në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, u vranë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, në të cilin ishin të përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova.

 

 

@Fluidi

Provo po ashtu

Kocijançiq

Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar procesin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.