Ballina / KRYESORE / Zaev dhe Tsipras pajtohen për emrin e ri të Maqedonisë
zaev maqedoni

Zaev dhe Tsipras pajtohen për emrin e ri të Maqedonisë

Maqedonia dhe Greqia janë pajtuar t’i japin fund çështjes së emrit të Maqedonisë, të kontestuar për më shumë se dy dekada.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se është arritur një marrëveshje historike që vendi të quhet Republika e Maqedonisë Veriore.

Ai tha të martën se zgjidhja e kësaj cështjeje do t’i hapë dyert Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Nuk ka kthim prapa”, tha kryeministri Zaev në një koferencë shtypi pas një bisede telefonike me kryeministrin grek Alexis Tsipras.

Kryeministri grek u shprejh përmes një deklarate në televizion se marrëveshja do të sqarojë dallimin mes provincës greke te Maqedonisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore.

Më herët gjatë ditës është thënë se dy qeveritë kanë rënë dakord për përdorirmin e termit “shtetas maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase”, ndërsa në pasaportë do të shkruhet “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Po ashtu, Shkupi do të bëjë ndryshime në kushtetutën e vendit, duke e hequr referencën “për mbrojtjen e pakicave maqedonase jashtë kufijve të shtetit”.

@Fluidi

Provo po ashtu

VIOLETA HAXHOLLI

Opinion: Marrëveshja në shitje

Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm se Asociacioni me pushtet ekzekutiv do të jetë kompromisi më …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.