Ballina / BOTA / Yvette Cooper: Çdo qytet në Britani të pranojë 10 familje nga Siria

Yvette Cooper: Çdo qytet në Britani të pranojë 10 familje nga Siria

Çdo qytet në Britani duhet të pranojë 10 familje siriane, të cilat janë detyruar të largohen nga kaosi në Lindjen e Mesme. Kështu është shprehur kandidatja për kryetare në Partinë Laburiste, Yvette Cooper, e cila e quajti dështimin për t’u ofruar kushte refugjatëve që përpiqen të arratisen nga “totalitarizmi i ri” i Shtetit Islamik “imoral” dhe “të turpshëm”.

Cooper, aktualisht zv.sekretare e Çështjeve të Brendshme në Britani, i bëri thirrje qeverisë së David Cameron ta përjashtojë çështjen e refugjatëve nga synimi për të reduktuar rrjetin e emigrimit. Sipas saj, vendi duhet të pranojë rreth 10 mijë azilkërkues nga vendet e Lindjes së Mesme, shkruan “The Guardian”.

Në një fjalim në Qendrën për Reforma Europiane në Londër, Cooper tha se ishte e vetëdijshme se komentet e saj do të hasnin kundërshtime në një kohë shqetësimesh në rritje për emigracionin. Mirëpo, përballë krizës së emigrantëve në Mesdhe, ku dhjetëra e mijëra njerëz rrezikojnë jetën e tyre në përpjekje për të arritur sigurinë e Europës, ajo tha se është thelbësore që çështja e azilit të ndahet nga debati i gjerë i emigrimit.

“Kjo është shndërruar në një krizë humanitare në një shkallë që nuk e kemi parë në kontinentin tonë, që prej Luftës së Dytë Botërore. Ende, ndihemi të paralizuar për të reaguar”, tha shprehimisht Cooper. “Dhe nuk jemi vetëm ne. E gjithë Europa po përpiqet të reagojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Është imorale, e turpshme dhe jo mënyra britanike”, shtoi ajo. Cooper e krahasoi idenë që Britania të marrë disa qindra refugjatë sirianë me një program të Kombeve të Bashkuara në vitet 1930, kur brenda pak muajsh vendi pranoi 10 mijë fëmijë hebrenj që u larguan nga nazistët.

Provo po ashtu

Anthony Reney, Angela merkel

Pas herës së tretë të dorëzohet Merkel?

Merkel ka këmbëngulur se është mirë, por zyra e saj nuk ka dhënë asnjë shpjegim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.