Ballina / TEKNOLOGJI / YouTube do të paguajë deri në 200 milionë dollarë
Komisioni Federal i Tregtisë, youtube, apple, google, YouTube Kids

YouTube do të paguajë deri në 200 milionë dollarë

Akuzat janë për shkeljen e privatësisë së të miturve përdorim të të dhënave personale të të miturve për publicitet komercial  

Gjiganti, Google është ofruar të paguajë  150 deri në 200 milionë dollarë për të mbyllur gjyqin me autoritetet amerikane për  shkeljen e privatësisë së fëmijëve në kanalin YouTube.

Pas kërkim faljeve të Apple që ka pranuar se nuk ka qenë në lartësinë e duhur për sa i përket mbrojtjes së privatësisë.

Shkeljet e privatësisë po bëhen një problem çdo herë e më i madh për platformat e mëdha digjitale.

Në 2015, Google, që ka në pronësi edhe YouTube, ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Intimitetit të Fëmijëve në internet, ligji që ndalon gjurmimin e përdoruesve nën moshën 13 vjeç. Në 2017, më shumë se 20 grupe dhe organizata që mbrojnë fëmijët dhe privatësinë e tyre paraqitën ankesë tek Komisioni Federal i Tregtisë, pasi pretenduan se Google, qëllimisht, kishte mbledhur të dhënat e fëmijëve nën 13 vjeç, e nëpërmjet YouTube Kids ju shfaqte atyre reklama të dedikuara, shkruan scan.

Marrëveshja, sipas raportit të mediave amerikane, është miratuar nga Komisioni Federal i Tregtisë me tre vota pro dhe dy kundër dhe tani do të duhet të ekzaminohet nga Departamenti i Drejtësisë.

Akuzat janë për përdorim të të dhënave personale të të miturve për publicitet komercial,  pa konsensusin e prindërve dhe pritet vendimi nëse do të pranohet ‘oferta e shfajësimit’ nga Google.

Provo po ashtu

puna_infoglobi

‘Voice to voice’: Revolucion në përkthime

Që teknologjia po bën hapa gjiganti, kjo është e dukshme. Por shumë projekte dhe aplikacione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.