Ballina / KOSOVA / Ymeri: Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj të hetohet nga shteti

Ymeri: Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj të hetohet nga shteti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Visar Ymeri, ka bërë thirrje që procesi i rekrutimit të noterëve të rinj të hetohet nga shteti dhe të vlerësohet nga partnerët zviceran.

Ymeri ka shkruar në Facebook se procesi i rekrutimit të noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë duhet të hetohet nga organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës të cilët kanë merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë.

“Procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceran të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N)”, ka shkruar Ymeri

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për rekrutimin e noterëve të rinj ka ngjallur kritika pasi aty thuhet se janë gjetur keqpërdorime dhe punësime partiake.

Provo po ashtu

Mediat serbe pretendojnë se e kanë zbuluar planin amerikan e gjerman për ta fituar njohjen për Kosovën

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.