Yee thërret Mustafën; Demarkacioni procedohet të hënën

Isa Mustafa, Kryeministri i Republikës së Kosovës, zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.

Gjatë bisedës telefonike, Kryeministri Mustafa e informoi atepër proceset aktuale në vend si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit dhe çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.

Veçmas u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin.

 Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

InfoGlobi mëson se Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe ky projektligj do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.

 Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit./infoGlobi

Lexo edhe:

Mustafa: Kundër Qeverisë ata që kanë problem me ligjin

Dorëzohet mocioni me 42 nënshkrime, për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.