fbpx
Hoyt Brian Yee

Yee i shkruan Xharrës: ShBA përkrah gazetarët, politikanët e shoqërinë civile

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, përmes një letre drejtuar anëtares së re të PDK’së, Arbana Xharra, ka dënuar dhe është treguar tejet i shqetësuar për sulmin fizik ndaj ish-gazetares, pas aderimit të saj në politikë.

“Dëshiroj t’ju shpreh keqardhjen time të thellë për lëndimet që morët gjatë sulmit të tmerrshëm ndaj jush dhe ju dëshirojë shërim të shpejtë”, ka shkruar Yee në letrën e tij për Xharrën.

“Ne kemi dënuar fuqishëm dhe publikisht sulmin dhe u bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të sjellin para drejtësisë ata që ju sulmuan”, thotë letra që e ka publikuar vetë ish-gazetarja në facebook.

 SHBA do të vazhdojë të përkrah punën e guximshme të gazetarëve, liderëve politikë dhe të shoqërive civile, ashtu si ju, të cilët janë të përcaktuar të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka theksuar Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan në letrën e tij, thuhet mes tjerash në letrën e Yee.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.