Ballina / KOSOVA / Yagcilar: Ligji i ri e rrëzon rritjen e pagave të qeveritarëve
mahir-yagcilar

Yagcilar: Ligji i ri e rrëzon rritjen e pagave të qeveritarëve

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se me rastin e miratimit të Ligjit të ri për Pagat do të bjerë poshtë vendimi i fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve.

Ministria e Administratës Publike është në prag të dërgimit në Qeveri të disa projektligjeve, duke përfshirë këtu edhe Ligjin e ri për Pagat, me të cilin rrëzohet vendimi i fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, duke shtuar se të gjitha vendimet që prekin çështjen e pagave duhet të jenë në harmoni me ligjin, në të kundërtën do të anulohen.

“Janë disa vendime të ndryshme sa i përket çështjes së pagave, duke përfshirë edhe këtë të fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve, i cili nuk është antikushtetues, por kemi vlerësuar se për këtë çështje na duhet një ligj dhe me miratimin e tij në Kuvend atëherë të gjitha vendimet tjera bien”, është shprehur Yagcilar.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ministri Yagcilar ka folur edhe për funksionimin e qeverisë “Haradinaj” dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend për udhëheqjen e bisedimeve nga presidenti Thaçi, si dhe për dëbimin nga Kosova të gjashtë “gylenistëve” nga Kosova, duke mos e vlerësuar si gabim një veprim të tillë të institucioneve kosovare, etj.

@Fluidi

Provo po ashtu

prishtina

Foreign Policy: Ndarja dhe këmbimi i territoreve çojnë në katastrofë

Revista prestigjioze amerikane, e cila është e njohur për shkrimet e saj rreth çështjeve të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.