Ballina / BOTA / Xi bëhet presidenti i parë kinez që pas dy dekadash viziton Nepalin

Xi bëhet presidenti i parë kinez që pas dy dekadash viziton Nepalin

Xi Jinping arriti sot në Nepal, duke u bërë kështu presidenti i parë i Kinës i cili viziton këtë shtet, pas më shumë se dy dekada.

Xi u mirëprit nga presidenti i Nepalit, Bidhaya Devi Bhandari dhe kryeministri K.P. Sharma Oli në aeroportin në Katmandu.

Lidhjet ekonomike dhe një traktat i ekstradimit pritet të jenë në agjendën e bisedimeve ndërmjet zyrtarëve të dy shteteve, tha një zëdhënës i Partisë Komuniste që është në pushtet në Nepal.

Këto dy shtete po ashtu pritet të nënshkruajnë një projekt për ndërtimin e një linje hekurudhore.

Policia tha se ka arrestuar 22 persona, përfshirë disa refugjatë tibetianë, me qëllim që të parandalojë ndonjë protestë gjatë vizitës së presidentit kinez.

Jiang Zemin kishte presidenti i fundit kinez që kishte qëndruar në Nepal më 1996.

Provo po ashtu

Nga 7 vjet e gjysmë burg dy të “ekstraduarve” nga Kosova në Turqi

Gjykata turke ka dënuar me nga shtatë vite e gjashtë muaj burgim dy nga gjashtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.