Ballina / KOSOVA / Xhavit, jo më
Xhavit, Hajdari

Xhavit, jo më

Ministria e Shëndetësisë ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës ish-drejtorit të spitalit të Gjilanit, Xhavit Hajdari.

Të njëjtit i është ndaluar edhe shfrytëzimi i pasurisë së spitalit. Ky vendim u mor pasi ishte Hasani që kërkoi të kthehet në pozitën që ishte, para se të dënohet për ryshfet. Por një vendimi tillë mbetet i paqartë për menaxhmentin e spitalit.

Xhavit Hajdari, ish- drejtori i spitalit të Gjilanit, nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Atij duket se nuk i bën fare përshtypje që u dënua me një vit burg efektiv. Edhe përkundër kësaj, Hajdari ka kërkuar që të kthehet në vendin e tij të punës si drejtor i spitalit. E një kërkesë e tillë e habiti shumë Ministrinë e Shëndetësisë dhe menaxhmentin e spitalit, të cilin ai e udhëhiqte para se të dënohet për ryshfetin që ka marrë.

Kjo pasi ishte vetë Hajdari që ka hequr nga kjo pozitë. Prandaj MSH është detyruar t’ia kthejë atij vendimin që ka marrë në janar, pas të cilit Hajdarit i është ndërprerë marrëdhënia e punës si drejtor ekzekutiv dhe i shqiptohet masa e ndalimit të ushtrimit të detyrave menaxhuese ose të detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin dhe shfrytëzimin e pasurisë.

“Ministria e Shëndetësisë në vendimin e saj të datës 30 janar 2013 të nënshkruar nga komisioni disiplinor Hajzer Dobra, kryesues dhe Nazmije Kajtazi e Curr Gjocaj anëtar, pasi kanë shqyrtuar kërkesën e spitalit të Gjilanit dhe pasi janë njoftuar nga Xhavit Hajdari se heq dorë nga drejtori i spitalit të Gjilanit, e kanë njoftuar menaxhmentin e spitalit të Gjilanit se Xhavit Hajdarit i ndërpritet marrëdhënia e punës si drejtor ekzekutiv dhe i shqiptohet masa e ndalimit të ushtrimit të detyrave menaxhuese ose të detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin dhe shfrytëzimin e pasurisë”, thuhet në vendimin e komisionit disiplinor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i komisionit disiplinor ka edhe një arsyetim shtesë, i cili edhe ka krijuar konfuzitet te menaxhmenti i spitalit. Në arsyetimin e komisionit disiplinor thuhet se deri në plotfuqishmërinë e vendimeve të organeve kompetente gjyqësore, i propozohet këshillit drejtues të spitalit të Gjilanit që në përputhje me planin kadrovik dhe mundësitë buxhetore të sistemojë ish shërbyesin civil në pozitën e mjekut specialist internist me pamundësi të ushtrimit të këtij pozicioni në çfarëdo lloj posti menaxherial apo administrim me pasuritë e institucionit, kjo e mbështetur edhe nga vendimi i Gjykatës Komunale të Gjilanit.

Abdylatif Latifi drejtor në spitalin e Gjilanit thotë se ky vendim i MSH është tejet konfuz dhe me paqartësi të shumta. “Unë do të kërkoj shpjegim shtesë nga drejtoria për personel pranë MSH dhe nëse vendimi qartësohet dhe nuk bie ndesh me ligjet në fuqi, ne do të respektojmë çdo vendim të organeve ministrore”, tha Latifi.

Gjykata Komunale në Gjilan e kishte dënuar dhe shpallur fajtor ish drejtorin e spitalit të Gjilanit Xhavit Hajdarin me një vit burg efektiv dhe dy vjet mosushtrim të pozitës së menaxherit. Gjykata Komunale në Gjilan e kishte shpallur fajtor Xhavit Hajdarin për veprën penale “ryshfet”.

Ish-drejtori i spitalit të Gjilanit ka kërkuar për çdo muaj nga 500 euro, në mënyrë që mos t’ia ndërpresë kontratën kompanisë “Toni”, e cila kishte kontratë për pastrimin e objekteve të këtij spitali. Ai kishte hequr dorë nga kjo shumë duke rënë në 200 euro në muaj. Në aktakuzë thuhet se Xhavit Hajdari i kishte marrë edhe 2 mijë euro nga kompania për ta fituar tenderin, shkruan Express.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Publike Komunale e Gjilanit në rastin e Xhavit Hajdarit, ish-drejtor i spitalit të Gjilanit sqaron në detaje se si ra në grackë Hajdari i joshur pas parave. Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Esat Ademi, thuhet se më 19 korrik 2012 në restorant “Bujana”, Xhavit Hajdari në cilësinë e drejtorit ekzekutiv ka kërkuar përfitim material për vete, respektivisht nga e dëmtuara Sevdije Demolli, pronare e kompanisë “Toni” ka kërkuar shumën prej 2000 eurove, në mënyrë që mos t`ia ndërpresë të dëmtuarës kontratën e themeluar për pastrimin e objekteve në spitalin e Gjilanit. Pas kësaj avokati mbrojtës Kadri Syla ka bërë ankesë në shkallën e dytë, por ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

Ndryshe e dëmtuara Sevdije Demolli në fjalën përfundimtare ka specifikuar se Xhavit Hajdari i ka kërkuar para për tenderin e fituar në vitin 2011 dhe atë 1000 euro dhe 1000 euro të tjera për tenderin e fituar në vitin 2012. Pas shpalljes së aktgjykimit Demolli është shprehur shumë e pakënaqur me këtë vendim, prandaj ka pohuar se do të ankohet edhe në EULEX dhe nëse është nevoja edhe në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Provo po ashtu

Taksa pritet të shndërrohet në reciprocitet

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat në bazë të rezultatit të zgjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.