Ballina / KOSOVA / Xhavit Haliti: Kam marr para, por jo aq sa thotë Anton Quni
quni , haliti

Xhavit Haliti: Kam marr para, por jo aq sa thotë Anton Quni

Ndaj deklaratës së Anton Qunit se “Xhavit Haliti ka marr 8 milionë marka nga koloneli Ahmet Krasniqi, i cili u vra gjatë luftës në Tiranë”, ka reaguar sot vet Xhavit Haliti, i cili gjatë seancës së Kuvendit ka pranuar se ka marr të holla por, si theksoi ai “jo aq sa po thotë Quni”.

“Një deputet i Kuvendit të Kosovës ka gënjy dje publikisht, më mirë të them mbrëmë në një emision televiziv përmes të cilit ka thënë se mu mi ka dhënë dikush 8 milionë marka, mi ka dhënë Ahmet Krasniqi. Është gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Haliti për Anton Qunin.

Tutje nënkryetari i Kuvendit i kërkoi Qunit të dëshmonte nëse vërtet kishte marrë 8 milionë marka. E, nëse kjo do të ishte e vërtetë, Haliti u zotua se jep dorëheqje.

“Është gënjeshtër prej atyre kuzhinave të tyre dhe nuk është mirë me përdor emrin e Ahmet Krasniqit të ndjerë, në qoftë se ki argumente zotëri i nderuar që po i jep vetit zor që din diçka për UÇK-në edhe ke qenë dikun në UÇK, unë po të them se nëse i kam marrë 8 milionë marka, unë prej sot nuk jam në këtë Kuvend, në qoftë se ti ke gënjy a je i gatshëm me dhanë dorëheqje, nëse ki argumente që unë i kam marrë 8 milionë”.

“Duhet ta kesh parasysh që në struktura politike dhe ushtarake ka pasë bashkëpunim të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së dhe strukturat politike dhe ushtarake të UÇK-së nuk janë marrë me kalamajtë që kanë nejt nëpër therra. Unë për të biseduar dhe për t’u marrë vesh kam pasur veç një njeri, veç Bujar Bukoshi. Juve s’ju kam njoftë, unë veç masi u kry lufta kam marrë vesh kush je ti”, i ka thënë më tutje Haliti Qunit.

Kur i tha të gjitha çfarë kishte, Haliti i dha dy minuta deputetit të LDK-së për t’u sqaruar.

“Kur e kemi diskutuar Ligjin për Veteranët edhe kur unë e kisha fjalën një ndër tjerat që e kam potencuar ishte që ju personalisht keni marrë të holla nga koloneli Ahmeti Krasniqi, në atë kohë kam thënë që është në pyetje një shumë shtatë shifrore kurse mbrëmë e kam potencuar më saktësisht”, tha Quni.

Deputeti Anton Quni ka deklaruar se për këtë rrethanë kanë folur më heret edhe të tjerët dhe ka shtuar se “nëse është nevoja mund të sigurojë edhe prova”.

“Unë nuk e di çka ka të keqe nëse ky fond është ndarë për ndihmë të UÇK-së. Nuk është asgjë sekrete nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë folë për këtë çështje edhe shumë të tjerë, të idealit, të partisë, të organizimit. Por nëse ju dëshironi fakte edhe më shume unë do të siguroj. Tani nuk jam i sigurt a janë në pyetje 6,7,apo 8 milionë, por mundem me i siguru të gjitha faktet edhe protagonistët që të saktësojmë me ditë, me datë, me ngjarje me vend etj. etj., që ju këtë shumë e keni pranuar personalisht me autorizimin e kolonel Ahmet Krasniqit”, tha deputeti i LDK-së.

Haliti në fund i tha Qunit se ai as nuk kishte marrë pjesë në takimet ku janë dhënë paratë, ndërsa ka përmendur se për “këto punë” kanë qenë të pranishëm Bujar Bukoshi e Isa Mustafa.

“Ti nuk di asgjë për këtë punë, as ata shokët tu, ka qenë prezent Agim Mehmeti është biseduar me Bujar Bukoshin edhe Isa Mustafa”, deklaroi Haliti, i cili më pas ia mohoi Qunit të drejtën që të marr fjalën, dhe ate me shpjegimin se “thjesht po ka qejf që mos të ia jap fjalën”.

LEXO EDHE:

Quni: Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi 

 

 

@Fluidi

Provo po ashtu

avdullah hoti

Hoti: Ushtria duhet ti ndalohet Serbisë, ajo bëri krime

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se nëse ndonjë shteti duhet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.