Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Xhamia në Londër gjatë Ramazanit pranon kriptovaluta si donacion
British-Mosque

Xhamia në Londër gjatë Ramazanit pranon kriptovaluta si donacion

Xhamia e Shacklewell Lane në Hackney, Londër, njoftoi se shpreson t’i mbledh të paktën me 10 mijë funte në donacionet e kriptovalutave gjatë Ramazanit, përmes Bitcoin dhe Ethereum

Kjo xhami mendohet të jetë e para në botë që ka pranuar si donacion kriptovalutat, një muaj pasi një studiues Islam deklaroi se kjo kriptovalutë është e lejuar nën Ligjin e Sheriatit.

Myslimanëve u kërkohet të japin 2.5 për qind të pasurisë së tyre gjatë 30 ditëve të Ramazanit, si pjesë e zekatit.

“Ne jemi duke u përpjekur të apelojmë për një audiencë më të gjerë me paratë e reja. Është gjë e madhe në botën Islame dhe ne kemi krijuar një platformë për myslimanët më të pasur jashtë komunitetit tonë për të ofruar mbështetje dhe dhuruar për xhaminë tonë”, tha Erkin Guney, përcjell Telegrafi.

Muajin e kaluar, Muhamedi Abu Bakar në Indonezi, hulumtoi funksionalitetin e Bitcoin dhe të kriptomonedhave të tjera për të përcaktuar nëse ato përputhen me përkufizimin e rrept të Islamit për para.

Përfundimi i studimit të tij ishte se Bitcoin është e lejuar në parim, pasi është pranuar nga një shumëllojshmëri e gjerë e tregtarëve botëror.

Provo po ashtu

Facebook-780x439

Facebook planifikon monedhën digjitale Libra

Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.