Xavi “tradhton” Barçën: Reali ka ekip të mirë

Xavi Hernandez ka kaluar nëpër mikrofonat e “Cadena COPE” dhe ka shqyrtuar çështjet aktuale të Barcelonës, Real Madridit, rinovimin e Iniesta, Messi dhe Luis Enrique:

“Unë do të doja t’i shihja të tre; Iniesta, Messi dhe Luis Enrique, së bashku vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se Barcelona vazhdon të gëzojë shëndet shumë të mirë. Luis Enrique është normale të vazhdojë të jetë trajneri i Barcelonës. Është te klubi më i madh në botë, ka një presion të madh, sikurse ka nevojë për tituj çdo vit. Ka një intensitet në punë. Unë shoh që Luis Enrique gëzon dhe vuan, por profesioni i mbart të gjitha këto. Barazimi në “El Classico”? Për mua rezultati ishte i drejtë, sepse pamë nga një pjesë loje për çdo ekip. Real Madrid ka ekip shumë të mirë dhe është i ndërtuar që të konkurrojë për të gjithë titujt”, ka theksuar Xavi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.