Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Wozniak: Bitcoin është ari i vetëm dixhital
steve_wozniak-780x439

Wozniak: Bitcoin është ari i vetëm dixhital

Bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Apple, Steve Wozniak, tha se vetëm Bitcoin është ari i vetëm dixhital, duke ripohuar besimin e tij në kriptovaluta.

Duke folur për CNBC në konferencën “Money 20/20” që po mbahet në Amsterdam, programeri veteran tha se ai “kopjoi” komentet e shefit ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, duke thënë se Bitcoin është monedha e vetme e internetit.

“Blej në atë që Jack Dorsey thotë, jo se unë domosdoshmërish besoj se kjo do të ndodhë, por sepse unë dua që ajo të jetë kështu, ky është një mendim aq i pastër”, shpjegoi Wozniak.

Ai përsëriti se nuk është një investitor në kritpovaluta, por që ai e ka blerë një Bitcoin kur ishte në vlerën prej 700 dollarësh për të eksperimentuar me përdorimin e saj si një mjet pagese.

“Kam një Bitcoin dhe dy Ethereum”, pohoi ai.

Sidoqoftë, për Wozniak, Bitcoin përfaqëson një klasë të veçantë të kripovalutave.

“Vetëm Bitcoin është ari i vetëm dixhital… dhe unë e blej vetëm këtë, por të gjithë të tjerët priren të heqin dorë nga disa aspekte të Bitcoinit”, tha ai.

Provo po ashtu

malta

Malta miraton tre ligje që i hapin rrugë zbatimit të teknologjisë Blockchain

Parlamenti i Maltës miratoi tre ligje të reja të cilat do ti hapin rrugë zabatimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.