Ballina / BOTA / Wolters nominohet për postin e komandantit të NATO-s në Evropë
Gjenerali, Tod. Wolters

Wolters nominohet për postin e komandantit të NATO-s në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar gjeneralin e Forcave Ajrore të SHBA-së, që të shërbejë në postin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate dhe Komandës së SHBA-së në Evropë.

Nominimi i gjeneralit Tod D. Wolters u bë nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili tha se aleanca e NATO-s është pajtuar me këtë vendim.

Nëse konfirmohet nga Senati, Wolters do të zëvendësojë gjeneralin, Curtis Scaparrotti.

Ai do të marrë pozitën e re në NATO, në kohën kur aleanca po përgatitet që të zhbëjë Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme – një pakt ky ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë për çarmatim, që ka mbrojtur Evropën në tre dekadat e fundit.

Nëse zgjidhet në këtë post, Wolters do të udhëheqë të gjitha forcat e SHBA-së në Evropë.

Wolters tani shërben si komandat i Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë.

Gjenerali Wolters është pilot dhe ka kryer mbi 5 mijë orë fluturim në karrierën e tij ushtarake prej 32 vjetësh, thuhet në biografinë e tij.

Provo po ashtu

Brexit

Brexiti pa marrëveshje i jep fund lëvizjes së lirë

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se rregullat për shtetasit e ndonjë vendi të Bashkimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.