fbpx
Prokurori kryesor i SITF, Clint Williamson
Prokurori kryesor i SITF, Clint Williamson

Williamson beson: Disa raste të trafikimit të organeve

(I përditësuar) Clint Williamson ka përfunduar gjetjet e hetimeve për krime lufte. Sipas tij për krime lufte mund të ngritet kundër një numri të vogël të përfaqësuesve të lartë të UÇK-së, por jo me akuzën për vrasjet me qëllim të nxjerrjes dhe trafikimit të organeve. Për këto të fundit ai beson se ‘nuk kanë qenë praktika shumë të shtrira’.

Sa i përket procedurave juridike në përgjithësi Williamson ka njoftuar se Aktakuza zyrtarisht nuk do të ngriten derisa të themelohet Gjykata speciale për krime lufte, institucion ky që pritet të funksionalizohet dikund vitin e ardhshëm.

Task Forca Speciale për hetimin e krimeve të luftës mund të ngrit aktakuzë kundër një numri të vogël të personave të dyshuar për krime lufte në Kosovë, ka deklaruar Prokurori kryesor I kësaj Task Force Clint Williamson, të marten në Bruksel.

“Mbi dy vjet e gjysmë SITF ka zhvilluar hetime të detajuara për akuzat që ngriten në raportin e Dick Martyt”. Ka shpjeguar Ëilliamson dhe ka shpjeguar se hetimet kanë qenë një sfidë e madhe sepse ‘janë shikuar ngjarjet e para 15 vjetëve për të cilat ka pak ose aspak evidencë fizike’.

“Shumë dëshmitarë për të cilët besojmë se kanë relevante për hetimet kanë vdekur ose nuk janë në pozitë që të dëshmojnë”, është shprehur mes tjerash Williamson.

Sipas tij ‘përkundër vështirësive ai është I bindur se SITF ka kryer hetimet më të gjera që janë bërë ndonjëherë për krimet e kryera gjatë periudhës pas përfundimit të luftës në Kosovë, qershor 1999’.

“Si rezultat I këtyre hetimeve ne besojmë se SITF do të jetë në gjendje që të ngritë aktakuzën ndaj një numri të zyrtarëve të lartë të UÇK-së. Këta persona mbajnë përgjegjësinë për fushatën dhe persekutimet që janë drejtuar ndaj serbëve , romëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë por edhe ndaj shqiptarëve të etiketuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të serbëve apo thjeshtë kanë qenë kundërshtarë politikë të UÇK-së”, tha drejtuesi I Task Forcës Speciale për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

“Si dihet pjesa e Raportit të Dick Martyt-të që ka tërhequr më së shumti vëmendjen për shkak të natyrës sensacionale, ishin akuzat për vrasjet me qëllim të nxjerrjes dhe trafikimit të organeve njerëzore. Si thashë gjetjet tona përputhen në shkallë të gjerë me me pretendimet e raportit te Dick Marty-të edhe në këtë çështje, e kjo vlen edhe për këtë pjesë të raportit:. tha Williamson.

“Me qëllim që të persekutohen sjellje të tilla nevojitet më shumë evidencë, e cila nuk është siguruar ende. Sikurse Marty edhe ne jemi ballafaquar me sfida të shumta për të siguruar prova të tilla. Kjo nuk do të thotë se provat e tilla nuk do të sigurohen më vonë e as se ne po përjashtojmë validitetin e akuzave të tilla”, tha mes tjerash ai.

“Unë nuk po shoh bazë të mjaftueshme që të përfundoj se aktakuza mund të ngritet për këtë pjesë, por po ndjej obligim që ta adresojë këtë çështje në mënyrë specifike për shkak të vëmendjes që ka tërhequr ajo”, tha ai.

“Aktualisht mund të them se ka indikacione se kjo praktikë (trafikimi i organeve)  ka ndodhur në shkallë të limituar  dhe se është numër i vogël i individëve që janë vrarë me qëllim të nxjerrjes dhe trafikimit të organeve. Ky konkluzion është në përputhje me pohimet e Raportit të Martit se disa individë janë përfshirë në këtë lloj të krimit”, ka nënvizuar Williamson

Sipas tij “Marti ka përdorur termin ‘disa individë’ qëllimisht sepse fjala vërtetë është për një numër të vogël”.

“Aktualisht nuk ka dëshmi se kjo praktikë ka qenë shumë e shtrirë dhe padyshim nuk ka indikacione se praktikës së tillë i janë nënshtruar numër sinjifikantë  i pjesëtarëve të minoriteteve që janë zhdukur ose vrarë” tha Williamson dhe përgënjeshtëroi pohimet se ‘qindëra persona janë vrarë me qëllim të trafikimit”.

“Nëse një person i vetëm i është nënshtruar një praktike të tillë, e ne besojmë se disa raste të tilla kanë ndodhur, kjo është një tragjedi e rëndë  dhe kjo nuk nënkupton se një fakt i tillë i shfaqur në shkallë të limituar e zbehë peshën e krimit”, ka potencuar Williamson

Sa i përket procedurave juridike për akuzat në përgjithësi, Williamson ka deklaruar se ngritja e aktakuzës nuk të ndodhë derisa para se të themelohet Gjykata Speciale për krime të luftës, diku ë vitin e ardhshëm ./infoglobi/e.b.

Williamson sot prezenton Raportin

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.