eksperimente me viruse

WHO : Emri zyrtar i sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi quhet Covid – 2019

Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) thotë se emri zyrtar i sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi do të jetë Covid-2019.

“Tani kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19”, ka thënë Tedros Adhanom Ghebreyesus nga Organizata Botërore e Shëndetit, raporton BBC.

Kjo erdhi pasi numri i vdekjeve nga ky virus kaloi 1000-shin. Dhjetëra mijëra njerëz të tjerë janë infektuar.

Fjala “koronavirus” erdhi nga grupi i viruseve të cilit ai i takon.

Hulumtuesit bëin thirrje që sëmundja të ketë një emërtim, ashtu që të evitohen hutitë dhe stigmat.

“Ne duhej të gjenim një emër që nuk i referohej ndonjë vendi gjeografik, ndonjë kafshe apo ndonjë grupi njerëzish dhe gjithashtu do të ishte i shqiptueshëm dhe që lidhej me sëmundjen” thënë shefi i WHO’së.

“Duke pasur një emër, evitojmë përdorimin e emrave të tjerë të papërshtatshme dhe stigmatizuese. Kjo gjithashtu krijon një standard të përdorimit të ndonjë shpërthimi tjetër nga koronavirusi”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.