Weber: Ja kush i prishi negociatat

Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber, ka thënë në një intervistë eksklzuive për gazetën “Bota sot”, se Bashkimi Evropian dëshiron një marrëveshje përfundimtare gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, ai ka akuzuar ish-kryenegociatoren e BE-së Federica Mogherini, se prishi negociatat për marrëveshje, duke mbështetur idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, për shkëmbim territoresh.

Sipas Weber, pas largimit të Mogherinit, negociatat i ka minuar edhe Uashingtoni, përkatësisht ambasadori Richard Grenell, me qasjen që “çdo marrëveshje është një marrëveshje e mirë”.

Ai parasheh që marrëveshja përfundimtare të arrihet sapo të vije në pushtet administrata e demokratit Joe Biden.

Eksperti gjerman poashtu ka theksuar se ideja e shkëmbimit të territoreve aktualisht është ndalur, por ajo do të jetë e gjallë derisa Serbia të njohë Kosovën.

Teksa ka folur për përplasjet e koalicionit qeverisës, Weber ka thënë se nuk do të zgjidhet presidenti i ri pa zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Ai ka folur edhe për rrëzimin e ish-kryeministrit Albin Kurti, duke akuzuar administratën Trump dhe klasën politike në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.