Ballina / LIFESTYLE / WE: Një shqiptare ndër 100 gratë më influente në botë

WE: Një shqiptare ndër 100 gratë më influente në botë

Revista “Woman Entrepreneurs” ka klasifikuar Rudina Seserin si një ndër 100 gratë më me influencë në botë.

Sipas revistës, këto gra po riformulojnë botën e biznesit. “Inteligjenca artificiale po riformulon jetën tonë. Çfarë na pret tashmë? Kjo është ajo çfarë po përpiqet të zbulojë Rudina Seseri”-shkruan “Woman Entrepreneurs”.

“Ajo themeloi kompaninë “Glasswing Ventures” në vitin 2016, një kompani kjo që po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale. Kompania me bazë në Boston prezantoi fondin e saj të parë prej 112 milion dollarësh në vitin 2018 dhe që atëherë ka investuar në 19 biznese.

Në muajin qershor, “Glasswing Ventures, prezantoi një platformë përshpejtuese për të ndihmuar themeluesit të ecin më shpejt me ndihmën e 34 këshilltarëve dbe me me një bazë të dhënash nga 16 mijë individë që firmat e reja përdorin për të gjetur talentin.

Teksa themeloi “Glasswing”, Seseri thotë se i kushton çdo javë kohë të menduarit. “Diçka që mund të neglizhohet lehtësisht është koha e të menduarit. Bëni një hap pas dhe reflektoni: Ku jam? Ku po shkojmë?- thuhet në shkrim.

Disa vite më parë Seseri u kthye nga SHBA për t’iu futur politikës në Shqipëri, por e dorëzoi mandatin e deputetes pa e mbaruar atë pas disa përplasjeve me Ramën.

Provo po ashtu

Kalifornia ndalon duhanin në plazhe dhe vende tjera publike

Kalifornia ka ndaluar pirjen e duhanit në plazhe dhe në parqet shtetërore. Projekt-ligji, i cili …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.