dole citaku e thaci

Washington: Thaçi e Çitaku takohen me senatorin Dole

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka vizituar edhe Senatorin Bob Dole, një mbështetës i pavarësisë së Kosovës, që tani merr para nga Kosova për konsulencë.

Dole këshillon kompaninë amerikane “Alston Bird”, e cila vitin e kaluar kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Për takimin nuk ka shkruar as Presidenti e as Ambasadorja Çitaku, por ka njoftuar vet Dole në Twitterin e tij.

„ Dua ta falënderoj ambasadoren Vlora Çitaku dhe Presidentin Hashim Thaçi që më vizituan sot” ka shkruar Dole.

Ai më pas i ka përgëzuar ata për ratifikimin e marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi duke vendosur flamujt e të dyja vendeve në këtë rrjet social.

Kompania amerikane,  “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës, shkruan express.

Në një postim të mëhershëm Dole ka takuar Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të cilin e ka uruar për këtë post „ Mike vazhdon të shërbejë edhe të jetë një aset i vlefshëm për kombin tonë. Nuk mund as ta mendojë një të nominuar më të mirë“ ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.