VV: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur online mbledhjen e Qendrave të organizatës, ku u tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

“Legjitimiteti buron nga zgjedhjet. Zgjedhjet e fundit i ka fituar Lëvizja jonë e jo partitë e tjera. Nuk mund e nuk do ta lejojmë të vidhet vota për ndryshim. Deri atëherë, kujdes të shtuar e qëndrim të mbarë nëpër shtëpi”, thuhet në postimin e VV-së.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë së dielës ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, që vendi të shkojë në zgjedhje pasi të mbarojë pandemia.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, sipas Kurtit, Kushtetuta e Kosovës e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.