Ballina / KOSOVA / VV proteston në Berlin para Samitit për Ballkanin
vetevendosje

VV proteston në Berlin para Samitit për Ballkanin

Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet sot në Berlin, Lëvizja Vetëvendose, qendra Gjermani, do të protestojë siç kanë thënë ata kundër pazareve Thaçi-Vuçiq.

Protesta e tyre do të mbahet para zyrës së Kancelares së Gjermanisë në Berlin, duke filluar nga ora 18:00.

Kjo qendër nëpërmjet një komunikate thotë se sipas qarqeve diplomatike dhe shtypit ndërkombëtar, një prej temave kryesore të këtij samiti do të jetë Republika e Kosovës.

Sipas VV-së, përqendrimi kryesorë i vëmendjes në ketë temë do të jetë trajtimi i pazareve të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, të cilët i bashkon marrëveshja e tyre gjentelmene për rrudhjen dhe cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

motoja e protestes se vetevendosjes ne berlin

“Ku do mund të përfundonte një marrëveshje e tillë, e cila e ka pretekst herë “korrigjimin e kufijve” dhe herë “shkëmbimin territorial”, na tregon sot shumë qartë shteti pothuajse jofunksional i Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në komunikatë.

Provo po ashtu

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë dhe suksesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.