fbpx

VV: Policia shkeli procedurat, pse u arrestua Molliqaj?

Lëvizja Vetëvendosje thotë se policia nuk po tregon pse është arrestuar Dardan Molliqaj .

VV thotë se policia është e obliguar që në momentin e arrestimit, t’ia kumtojë menjëherë të arrestuarit arsyet se pse e kanë ndalur.

Dardan Molliqaj është duke u mbajtur ende në Aeroport në pritje të njësitit policor që do ta dërgojë në stacion të Policisë në Prishtinë.

“Sipas Kodit të Procedurës Penale, Neni 13: 1. Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij; 1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe 1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij. Ky nen është shkelur nga Policia e Kosovës dhe po vazhdon të shkelet ngase z. Molliqaj tash e dy orë nuk po njoftohet se përse është arrestuar”, thuhet në kumtesën e VV-së./infoglobi/