fbpx

VV me porosi për BE-në: Asociacioni është i vdekur

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, në zyret e Grupit Parlamentar ka pritur Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian Tomas Szunyog.

Takimi kishte karakter njoftues mbi punën e Komisioneve Parlamentare dhe rolin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me to.

Në këtë takim Rexhep Selimi tha se çështja e Asociacionit për ta është e vdekur.

Njoftimi i plotë:

Sot në zyre të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës, Kryetari i Grupit tonë Parlametar, Rexhep Selimi, dhe kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë njëherit nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku bashkë me asistenten e Grupit Valëza Mjeku pritën në takim Shefin e Zyres së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Takimi kishte karakter njoftues mbi punën e Komisioneve Parlementare dhe rolin e Grupit Parlamentar të LV në raport me to. Ambasadori Szunyog mes të tjerash vuri theks të veçantë tek projektligji për Financimin e Partive Politike dhe votimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtje të Dhënave Personale dhe Privatësi. Ai poashtu tha se agjenda evropiane duhet të jetë prioritet i të gjitha subjekteve dhe grupeve parlamentare.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit tanë e njoftuan ambasadorin për punën e Kuvendit, me theks tek interpelancat të cilat janë mbajtuar deri tani e tjerat që priten të mbahen në javët në vijim. Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se e sheh të dëmshëm vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-forcës së Anti Korrupsion dhe për këtë duhet kërkuar llogari. Në këtë drejtim, ajo tha se komisioni të cilin ajo e drejton do të bëjë çmos që kjo çështje ta merrë vëmëndjen dhe trajtimin e duhur. Kurse, Rexhep Selimi në lidhje me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave serbe ripërsëriti qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila që nga fillimi e ka konsideruar të dëmshme atë dhe që tashmë e sheh edhe të vdekur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.