Ballina / KOSOVA / VV me billborda për pushimet e djalit të Presidentit Thaçi
vetevendosje pushimet e djalit te thacit

VV me billborda për pushimet e djalit të Presidentit Thaçi

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë nisur sot një aksion të shpërndarjes së fotografive nëpër billborde nëpër rrugët kryesore të Prishtinës me pamjet e pushimeve të Endrit Thaçit, djalit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Sipas tyre, derisa djali i Shefit të Shtetit shëtit nëpër vende të botës, në Kosovës ekziston mjerim i përditshëm.

Fotot e pushimeve të Endritit, djalit të Presidentit Hashim Thaçi, janë shpërndarë sot nëpër rrugët e Prishtinës. Këtë e kanë bërë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, duke treguan luksin në të cilin jeton djali i Presidentit, kanë përcjellë edhe mesazhinb se në Kosovë ekziston mjerim.

Aktiviteti i tyre është zhvilluar në qendër të Prishtinës, ndërsa askush nuk i ka penguar. Ata kanë treguar se fotot e Endritit do t’i vendosin në gjashtë pikat kryesore të kryeqytetit.

Endrit Thaçi kishte publikuar kohë më parë fotografi të udhëtimeve jashtë shtetit, përfshirë edhe udhëtimet e tij në SHBA, në Alpet e Zvicrës e gjetiu.

Zyrtarët e VV’së vazhdimisht kanë bërë publike jetën e kundërshtarëve të tyre politikë. Nuk dihet nëse tash e tutje do të merren edhe me jetën private të krahut të Dardan Molliqajt e Shpend Ahmetit.

@Fluidi

Provo po ashtu

ushtria

Kosova bëhet me Ministri të Mbrojtjes dhe me ushtri

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.