VV kërkon debat për Kumanovë, shumica refuzon

Me 50 vota kundër, 28 për dhe me 5 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar të fusin në rend dite kërkesën e Vetëvendosjes që në seancën e sotme plenare ‘të diskutohet për situatën në Maqedoni”.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe ai i LDK-së , Ismet Beqiri kanë deklaruar se për tu futur në rend të ditës debati për ate çka ndodhi në Kumanovë, deputetët duhet të kenë më shumë informata.

Me qëndrimet e PDK-së dhe LDK-së nuk janë pajtuar deputetët e opozitës .

“Janë 40 mijë banorë shqiptarë që janë sulmuar dhe është hipokrizi të thuhet se s’ka informata të mjaftueshme”,ka kundërshtuar qërimet e dy subjekteve politike të pozitës në Parlament, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada.

Gjatë uikendit të shkuar në kuadër të aksionit policorë në Kumanovë të Maqedonisë janë vrarë 22 persona, nga të cilët edhe 8 policë dhe janë arrestuar disa dhjetëra t tjera. Në mesin e të vrarëve dhe të arrestuarve ka shtetas të Kosovës, të cilët sipas autoriteteve maqedone ‘janë futur ilegalisht në Maqedoni me qëllim që si grup i armatosur të sulmojnë institucionet shtetërore”.

Disa ditë pas ngjarjeve me epilog tragjik, për shkak të zhvillimeve në Kumanovë, kanë dhënë dorëheqje tre zyrtarë të lartë maqedonë, ndër të cilët edhe Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.