Ballina / KOSOVA / VV e Vushtrrisë shkarkon Aida Dërgutin, gratë e AAK-së i dalin në mbrojtje koleges
aida derguti e albin kurti

VV e Vushtrrisë shkarkon Aida Dërgutin, gratë e AAK-së i dalin në mbrojtje koleges

Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Aida Dërguti, nga sot nuk na përfaqëson në asnjë nivel vendimmarrës brenda dhe jashtë Lëvizjes Vetëvendosje’”, thuhet në reagimin e bërë të dielën nga Këshilli i Qendrës së VV-së në Vushtrri.

Ky reagim i degës së Vetëvendosjes në Vushtrri erdhi pas shpërthimit të skandaleve rreth përçarjeve ekzistuese në këtë subjekt politik, si dhe pas lajmit se deputetja Aida Dërguti e kishte ofenduar  Albin Kurtin, me fjalorin nga i cili janë distancuar shumë nga bashkëpunëtorët e këtij të fundit .

Qendra e Vushtrrisë këtë reagim e ka dërguar dje në zyrën qendrore të VV-së në Prishtinë. Ky reagim pritet t’i prezentohet sot Kryesisë së këtij subjekti politik, seancë kjo që si[as burimeve të infoGlobit është thirrë enkas për të diskutuar krizën e krijuar pas reagimeve.

“Ne, në vazhdimësi kemi kërkuar që të mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës për të diskutuar dhe për të marrë vendim lidhur me pozicionin e kryetares të Qendrës sonë (v.j. Aida Dërguti), mirëpo deri më sot nuk është mbajtur asnjë” kanë thënë aktivistë të shumtë të Vetëvendosjes.

Në ndërkohë derisa aktivitët dhe degët e Vetëvendosjes janë reshtuar rreth mendimeve të ndryshme përkitazi me ate se a duhet apo nuk duhet të ndërmerren masa ndaj Aida Dërgutit për ofendimet që ia ka bërë liderit themeluesit të këtij subjekti politik, Albin Kurtit, reagime kanë filluar të vijnë edhe nga subjektet politike oponente me VV-në.

Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK), e prirë nga kryetarja Magbule Shkodra, shpreh indinjatën e thellë lidhur me linçimin që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet Aida Dërgutit.

“Duke mos dashur të hyjmë në çështje të brendshme të një organizate politike kush, kujt, ku, çka i ka thënë, prapëseprapë komentet e shumta me anë të së cilës sulmohet, ofendohet dhe fyhet deputetja Aida Dërguti janë të papranueshme”, ka thënë Shkodra.

“Gabimi është njerëzor, ndërsa falja është hyjnore, kështu që deputetja në fjalë ka kërkuar falje për gabimin e saj, dhe si e tillë falja duhet të pranohet dhe të mos vazhdohet tutje me kritika, sharje dhe ofendime!”.

@Fluidi

Provo po ashtu

ldk

LDK: Negociatorët nuk kanë legjitimitet, autoritet e as mbështetje popullore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, nëpërmjet së cilës i ka sulmuar negociatorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.