Ballina / KOSOVA / VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet është paralajmëruar për të mërkurën.

Por, ende pa ardhur në qeverisje, Besnik Bislimi i Vetëvendosjes përmes Facebook-ut, ka paralajmëruar se vendimet e Qeverisë në dorëheqje do të zhbëhen.

Ai ka udhëzuar zyrtarët publikë dhe të punësuarit në ndërmarrje publike e agjenci të pavarura që të mos aplikojnë nëpër konkurse fiktive.

“Institucionet me rëndësi të veçantë si psh. Doganat e Kosovës, por edhe shumë agjencione e Ministri tjera, njoftohen që secili konkurs i tyre, “ristrukturim politik” apo emërim, do të anulohet menjëherë pasi të fillon punën qeverisja e re, kurse personat që janë bërë pjesë e këtyre manipulimeve do të thirren në përgjegjësi”, ka shkruar sot në Facebook, Bislimi i Vetëvendosjes.

E mediet menjëherë raportuan se Lutfi Haziri i LDK-së e paralajmëroi Vetëvendosjen se nuk do të lejohet zëvendësimi i kapjes së shtetit.

“LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politikë populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit”, ka shkruar sot Haziri në Facebook.

Por, pak më vonë reagoi Haziri duke mohuar ta ketë pasur me Vetëvendosjen statusin e lartpërmendur, duke theksuar se madje nuk kishte përmendur as parti.

Në bazë të rezultateve preliminare, Vetëvendosje ka dalë partia e parë, kurse LDK e dyta. Por zyrtrët e kësaj të fundit kanë thënë disa herë se nuk do t’i intensifikojnë takimet e as nuk do të lidhin koalicion pa u certifikuar zgjedhjet e 6 tetorit.

E certifikimi i rezultateve duket se do t’i marrë edhe disa ditë kohë KQZ-së.

“Me shpalljen e rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve nuk përfundon procesi zgjedhorë pasi dihet që, subjektet politike dhe kandidatë mund të bëjnë ankesën e tyre në Panelin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtesa lidhur me rezultatin të cilin e shpall Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne duhet të presim vendimmarrjen e këtij për të proceduar më tutje drejt certifikimit të rezultatit përfundimtar”, thotë zëdhënësi i KQZ-ë, Valmir Elezi.

Gara e 6 tetorit u zhvillua në Kosovë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj për shkak të një ftese nga Specialja./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.